☁️
Tiranë 12°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,596 ▲1.38%
DOW 46,298 ▲1.58%
NASDAQ 21,979 ▲1.53%
NAFTA 90.52 ▼7.85%
ARI 4,371 ▼4.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,478 ▲ +2.47% ETH $2,137 ▲ +2.67% XRP $1.4394 ▲ +3.33% SOL $90.2800 ▲ +3.07%
S&P 500 6,596 ▲1.38 % DOW 46,298 ▲1.58 % NASDAQ 21,979 ▲1.53 % NAFTA 90.52 ▼7.85 % ARI 4,371 ▼4.45 % S&P 500 6,596 ▲1.38 % DOW 46,298 ▲1.58 % NASDAQ 21,979 ▲1.53 % NAFTA 90.52 ▼7.85 % ARI 4,371 ▼4.45 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Banka e Detit të Zi, financon 6 milionën euro për kreditimin e zonave rurale

Zona-Rurale-466x350 Banka e Detit të Zi ka nënshkruar sot në Tiranë, me Fondacionin Besa, marrëveshjen e huasë me vlerë 6 milionë euro, për t’i dhënë një shtysë të re bujqësisë dhe agrobiznesit shqiptar.

I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së huasë ishte edhe ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili tha se,  kjo hua do i japë një shtyrë për më shumë rritje sektorit të bujqësisë.

“Kjo hua që i akordohet fondit Besa do përdoret për të financuar për mikrokredi dhe për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, është ndihmë e madhe edhe për bujqësinë. Bujqësia po rritet, e thonë treguesit statistikorë, në një drejtim të panjohur më parë, siç është eksporti. Në këtë 5 mujor eksportet e perimeve dhe frutave janë rritur në masën 28% në krahasim me një vit më parë. Pra, ka premisa që nëse ky fond vihet në fund të fermerëve dhe agrobiznesit ti japë një shtyrë zhvillimit të aktivitetit të tyre”, tha ai.

Në një konferencë për mediat, presidenti i këtij fondi Bajram Muça u shpreh se ky fond është i vendosur të rrisë më tej aktivitetin si dhe të vazhdojë të financojë për zhvillimin e zonave rurale. “Ne kemi arritur një performancë të lartë duke rritur aktivitetin. Do përmbushim të gjitha detyrimet nga kjo marrëveshje, shpresojmë që të jetë një fillim i mbarë pasi do vazhdojmë të investojmë për zhvillimin e zonave rurale dhe të pazhvilluara”, tha ai

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.