Ekonomia

Banka e Shqipërisë diskuton javën që vjen “Raportin vjetor të mbikëqyrjes financiare”

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë do të diskutojë javën që vjen mbi qëndrueshmërinë e sektorit bankar dhe sistemit financiar në tremujorin e parë 2015.

Mbledhja e radhës e Këshillit Mbikqyrës, pritet të marrë në shqyrtim raporti tremujor për zhvillimet në sistemin bankar – mars 2015, si dhe raportin vjetor të mbikëqyrjes financiare, ku vend kryesor do të zërë diskutimi mbi politikat që do të ndërmarrë institucioni qëndror bankar në vend në bashkëpunim me qeverinë, për uljen e nivelit të kredisë me probleme dhe nxitjen e kreditimit për ekonominë, si çështje kjo e parashtruar së fundi edhe nga institucionet ndërkombëtare fianciare.

Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar dhe e vendosur t’i japi zgjidhje përfundimtare çështjes së kredive me probleme, pasi vetëm në këtë mënyrë do të krijohen sinergjitë e duhura për t’i dhënë një frymëmarrje të re proçesit të kreditimit të ekonomisë.

Ekspertët e fushës bankare mendojnë se për këtë çështje kërkohet një angazhim i të gjithë aktorëve të linjës. Me keshillën e FMN-së, një grup ndërministror pritet të japë përgjigjen si mund të zbritet nga niveli 25% i kredisë me probleme.

Sipas ekpertëve, dy janë problemet kryesore: proçedurat e zgjatura për të arritur tek ezkekutimi i kolateralit dhe pamundësia e shitjes së pronës kolateral. Për këtë arsye, ekonomistët mendojnë se duhen gjetur mënyra të reja, që shmangin gjykakat, ndërsa pronat që nuk shiten të adiministrohen nga kompani të veçanta.

Ekspertet sugjerojnë se, duhet kushtuar vemendje rishikimit te kontratave të shtrira në kohë, duke i parë kreditë rast pas rasti. Për rreth 12 % të totalit të kredive, që raportohen të humbura, bankat nuk kanë më shpresë të marrin diçka. Ndaj mendojne ata duhet te behet një fshirje e pjesshme e kredive të humbura. Për të mos krijuar kredi të reja me probleme një pjesë e mirë e përgjegjësisë bie mbi vetë bankat. Ato, sugjerohet të jenë me të kujdeshme në vlerësimin e riskut për ktihim e huase. Banka e Shqipërisë ështe duke hartuar një plan të posaçëm, përmes të cilit synojnë të zgjidhin përfundimisht ngërçin e kredive të këqija.
Banka e Shqipërisë ka vendosur të uli shifrën prej 22.8% të kredive të këqija, vlerë e cila e bën Shqipërinë me nivelin më të lartë të këtyre huave në Europë, pas Greqisë. Por, pikërisht kjo nisëm ka hapur një debat mes ekspertëve lidhur me mënyrën se si do të shkojë ky proces dhe se si duhet të ristrukturohen kreditë. Eksperti Elvin Meka thotë se duhet të ndiqet modeli “Podgorica”, i cili bën jo vetëm fshirjen fizike të kredive që nuk kanë shpresa më të kthehen, por përmes ndërmjetësimit me biznesin, i jepet atyre një shans i dytë që të mos falimentojnë dhe po ashtu të bëhet i aftë sërish që të paguajnë këstet. Por, për ish-anëtarin e bordit të Bankës së Shqipërisë, Arjan Kadareja, mënyra më e mirë e zgjidhjes së këtyre huave është fshirja nga bilanci i bankave të kredive të humbura pa i ngarkuar ato me taksa.

Pjesa më e madhe e kredive me probleme, afro 600 milionë euro, janë kredi të cilat janë marrë nga 35 biznese, kjo bën që bankat të shtrëngojnë më shumë kushtet për dhënien e një huaje ndaj korporatave. Por, kjo për ekspertët shihet si një mbyllje e financimeve qe i kushton mjaft ekonomisë. Vetë shoqata e bankave pranon se kredia e re për biznesin është në rënie, ndërsa për individin ajo njohu një rritje të lehtë në tre muajt e parë të këtij viti. Pengesa kryesore për financimin e sipërmarrjes është pikërisht performanca e ulët që kanë treguar korporatat në pagesën e kësteve të dhëna deri tani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button