☁️
Tiranë 8°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 101.56 ▼1.28%
ARI 4,700 ▲3.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,017 ▲ +1.72% ETH $2,099 ▲ +2.8% XRP $1.3397 ▲ +0.67% SOL $82.8500 ▼ -0.59%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Banka e Shqipërisë, në gjurmët e modelit të bankave qendrore botërore

Viti 2017 përkon me 25-vjetorin e krijimit të sistemit bankar dynivelor në Shqipëri dhe krijimin e Bankës së Shqipërisë si një bankë qendrore moderne.

Gjatë këtyre viteve, institucioni Bankës së Shqipërisë është rritur dhe transformuar pa ndërprerje.

Sot 25 vite më pas Banka e Shqipërisë ka arritur të ndërtojë një institucion të rëndësishëm vendimmarrës të njëjtë me shumicën e bankave të tjera qendrore kudo në botë.

Në faqen zyrtare të saj, BSH-ja, ka publikuar një material filmik mbi aktivitetet kryesore të Bankës së Shqipërisë për vitin 2017.

Sistemi bankar e mbyll vitin 2017 me performancë financiare në rritje. Sipas të dhënave të Shoqatës Shqiptare të Bankave, në 10-mujorin e këtij viti fitimi i industrisë bankare në vend preku shifrën e 18.9 miliardë lekëve ose 140 milionë eurove.

Kjo shifër përfaqëson një rezultat në rritje me 127% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Faktori me ndikimin kryesor në këtë rezultat ka qenë ulja e shpenzimeve për fondin rezervë të kredive me probleme. Shpenzimet për provigjione për 9-mujorin e këtij viti kishin vlerën e 1.6 miliardë lekëve, në rënie me afro 90% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo tregon qartë se përmirësimi i cilësisë së kredisë ka pasur një ndikim të rëndësishëm në performancën financiare të bankave. Sektori bankar vazhdon gjithashtu të ruajë nivele të larta të kapitalizimit.

Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit është më i rëndësishmi në këndvështrimin e soliditetit financiar të bankave dhe mat raportin e kapitalit rregullator ndaj aktiveve me rrezik.

Në fund të muajit shtator, ky tregues ishte 16.4%, nga 12% që është pragu minimal i kërkuar nga Autoriteti Mbikëqyrës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.