Banka Qëndrore forcon masat për funksionimin e Departamentit të Emisionit
Banka Qëndrore e Shqipërisë ka miratuar rregulloren e re “Mbi organizimin dhe funksionimin e Departamentit të Emisionit”, e cila synon forcimin e masave të funksionimit dhe kontrollit të këtij sektori.
Në përputhje me strukturën e re organizative të Bankës së Shqipërisë të miratuar në fund të vitit 2015, Këshilli Mbikëqyrës i BSH-se startoi në fillim të këtij viti proçesin e forcimit të kuadrit normativ për administrimin e aktivitetit dhe minimizimin e rreziqeve operacionale që burojnë nga veprimtaritë e përditshme të çdo departamenti të Bankës.
Bankës së Shqipërisë, nëpërmjet “Departamentit të Emisionit”, në bazë të nenit 161 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i jepet e drejta dhe përgjegjësia për nxjerrjen dhe qarkullimin e parasë shqiptare. Paraja në Republikën e Shqipërisë është Leku.
Kartëmonedhat dhe monedhat që nxirren në qarkullim nga Banka e Shqipërisë, kanë kurs ligjor dhe pranohen për të gjitha pagesat e detyrimeve publike e private pa kufizim, sipas vlerës së shkruar mbi to. Format, masat, pesha, modeli dhe karakteristikat e tjera të kartëmonedhave dhe monedhave metalike shqiptare, të cilat kanë kurs ligjor përcaktohen nga Banka e Shqipërisë.
Banka e Shqipërisë, në përputhje me hartimin, me miratimin dhe me zbatimin në mënyrë të pavarur të politikës monetare të Republikës së Shqipërisë dhe të programit monetar, përcakton sasinë dhe vendos për karakteristikat dhe procedurat e shtypjes së kartëmonedhës dhe të monedhës kombëtare.
Sasia e shtypjes së kartëmonedhës dhe monedhës metalike me kurs ligjor, përcaktohet në bazë të strategjive afatmesme dhe planeve të emetimit, të cilat kanë si qëllim kryesor plotësimin e kërkesave të ekonomisë për para, në vlerë dhe në strukturë të
përshtatshme. Aktualisht, në Shqipëri qarkullojnë kartëmonedha me vlerë: 100, 200, 500,1000 dhe 5000 lekë.
Monedhat në qarkullim kanë vlerat: 1, 5, 10, 20, 50 dhe 100 lekë. Departamenti i Emisionit, rregullon veprimtarinë e tij në bazë të kësaj strukture:
Departamenti realizon grumbullimin e tepricave të cash-it dhe tërheqjen nga qarkullimi të kartëmonedhave dhe monedhave të dëmtuara, me qëllim zëvendësimin e tyre, me të reja.
Përveç emetimit të kartëmonedhave dhe monedhave metalike, me kurs ligjor, Banka e Shqipërisë emeton edhe kartëmonedha dhe monedha metalike, për qëllime të cilat mund të kenë kurs ligjor ose jo. Publiku njoftohet në kohë, gjerësisht dhe në detaje në lidhje me këto emetime.
Objektiv strategjik i Departamentit të Emisionit për periudhën afatmesme është: heqja nga qarkullimi e kartëmonedhave të emetuara para vitit 1996 dhe lënia në qarkullim vetëm e kartëmonedhave të emisionit të ri të vitit 1996, si dhe rishtypjet e atyre të mëvonshme.
Gjithashtu, krahas rishtypjes së kartëmonedhave të emisionit ekzistues, në funksion të një strukture më të përshtatshme të kartëmonedhave në qarkullim është edhe një vëmendje me e veçantë ndaj edukimit të publikut në fushën e monedhës.