☁️
Tiranë 17°C · Vranët 14 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 92.09 ▼7.05%
ARI 4,865 ▲2.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,211 ▲ +1.51% ETH $2,312 ▲ +2.57% XRP $1.3568 ▲ +0.48% SOL $83.6000 ▼ -0.6%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.09 ▼7.05 % ARI 4,865 ▲2.04 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.09 ▼7.05 % ARI 4,865 ▲2.04 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Bankat nuk plotësojnë kërkesën e qeverisë, rritet interesi i obligacionit dy vjeçar

Qeveria nuk e plotësoi dje kërkesën për financimin e një obligacioni dyvjeçar, si rrjedhoje interesi pësoi një rritje prej 0.1 pikë përqindje.

Ministria e financave kërkoi një financim 4.5 miliardë lekë, por u pranuan vetëm 3.6 miliardë lekë për të shmangur interesin në rritje që ofruan bankat si rezultat i interesit të kufizuar për të blerë borxhin e qeverisë me maturim dy-vjeçar.

Gjithsesi interesi i obligacionit dy vjeçar është 1.16 pikë përqindje më i ulët se në muajin janar të këtij viti.

Qeveria po përfiton interesa më të ulëta nga borxhi i brendshëm për shkak të likuiditetit të bollshëm që disponohet nga bankat. Ngërçi i kredisë i ka bërë letrat e borxhit qeveritar mjetin kryesor të investimit për bankat.

Të njëjtën mënyrë investimi kanë gjetur edhe individët të cilat dy vitet e fundit kanë zhvendosur depozitat në afat në blerjen e bonove të thesarit dhe obligacioneve për shkak se këto ofrojnë interesa më të larta se depozitat në banka.

Interesat kanë ardhur në rënie të për të gjitha afatet e maturimit të borxhit të qeverisë krahasuar me fillimin e vitit.

Në muajin maj interesi i bonove 12 mujore shënoi 1.95 për qind, ndërsa në muajin janar të këtij viti ishte 3.18 për qind.

Interesat kthyen kah në fundin e muajit janar, duke përfunduar trajektoren rritëse që kishte mbizotëruar në pjesën e dytë të vitit të kaluar. Ulja e yield-eve ka reflektuar përmirësimin e raportit ofertë/kërkesë.

Banka e Shqipërisë ka analizuar se kërkesa e qeverisë për financim ka qenë e lartë në tremujorin e parë, por pjesëmarrja dhe oferta e bankave në ankande është rritur, duke diktuar prirjen rënëse tek yield-et.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.