Ekonomia

Bankers rrit prodhimin e naftës në 2014-ën me 14 %

Kompania Bankers Petroleum ka shënuar një rritje prej 14% në vitin 2014 me një prodhim mesatar prej 20.687 fuçi në ditë kundrejt 18.169 fuçi në ditë në vitin 2013. Për tremujorin e katërt 2014, prodhimi mesatar nga fusha naftëmbajtëse të Patos-Marinzës ishte 20.324 fuçi në ditë.

Puse-nafte2Në nëntor, kompania vendosi të mbyllë prodhimin nga disa puse me përmbajtje të lartë uji për shkak të reduktimit të kapaciteteve të heqjes së ujit pas një dëmtimi në një nga pompat e injektimit. Pjesët e këmbimit për pompën pritet të mbërrijnë në vend në mesin e muajit janar dhe prandaj normat e injektimit do të rikuperohen përgjatë tremujorit të parë. Dy puse të tjerë me injektim uji janë planifikuar të shpohen përgjatë 2015-ës për të siguruar kapacitete të mëdha për injektimin e ujit.
Ndërkohë që pasiguritë e shumta mbi çmimet e naftës do të kenë një impakt mbi nivelin e shpërndarjes së kapitalit, Bankers po vlerëson me kujdes dhe rregullisht volumet e çdo pusi në fushë. Kompania do të vijojë të menaxhojë aktivitetin e punimeve në puse dhe praktikave operacionale të rritjes së volumeve në përputhje me mjedisin aktual ekonomik.
Në 2014-ën, shitjet mesatare të naftës arritën në 20.678 fuçi në ditë, 14% më të larta se shitjet mesatare në 2013-ën. Gjatë tremujorit të katërt, shitjet mesatare të naftës ishin 20.619 fuçi në ditë, 6% më të ulëta se mesatarja e tremujorit të mëparshëm, prej 21.992 fuçi në ditë.
Inventari i naftës së papërpunuar në 31 dhjetor 2014 u ul në 315.500 fuçi në krahasim me 342.500 fuçi në 30 shtator 2014.
Gjatë tremujorit të katërt, çmimi mesatar i naftës të Patos-Marinzës ishte rreth 57.31 $ për fuçi (që përfaqëson 75% të çmimit Brent prej 76,27 $ për fuçi), në krahasim me 78,55 $ për fuçi që ishte çmimi mesatar në tremujorin e tretë të vitit (që përfaqëson 77% të çmimit Brent të naftës prej 101,85 $ për fuçi). Shitjet në tregun e eksportit gjatë tremujorit të katërt përbëjnë 64% të shitjeve totale, me një çmim mesatar eksporti prej 77% të çmimit të naftës Brent.
Gjatë vitit 2014, Bankers shpoi një total rekord prej 160 pusesh horizontale. Në tremujorin e katërt, tridhjetë e nëntë (39) puse janë shpuar: tridhjetë e shtatë (37) puse horizontale plus një (1) lateral i ri-shpuar ishin në zonën kryesore të fushës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës ndërkohë që kompania shpoi edhe pusin e parë horizontal në Kuçovë.
Tridhjetë (30) prej këtyre puseve përfshirë Kuçovën kanë përfunduar dhe janë në prodhim ndërsa nëntë (9) të tjerët do të nisin prodhimin në muajin janar. Siç ka njoftuar edhe më parë, Bankers ka zgjedhur të mbyllë dy (2) sonda shpimi në muajin dhjetor, ndërkohë që një tjetër do të mbyllet në fillim të janarit. Kompania do të vazhdojë të shpojë duke u bazuar në një program shpimi me tre (3) sonda dhe projekton të shpojë 85-90 puse të reja horizontale në vitin 2015, në varësi të çmimeve të naftës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button