Kosova

Barazia gjinore, e garantuar edhe me Kushtetutë

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga theksoi se pjesëmarrja e barabartë e gruas në çdo segment të jetës, e sidomos në nivelin e vendimmarrjes qoftë atë lokal apo qendror është vlerë e shtuar për shoqërinë tonë dhe pasqyrim i identitetit të Republikës së Kosovës.

barazia-gjinore-e-garantuar-edhe-me-kushtetut-euml_hdJahjaga këto komente i bëri në ceremoninë e lansimit të projektit ”Gratë në Institucionet e Sigurisë së Kosovës”.

“Pjesëmarrja e barabartë e gruas në çdo segment të jetës, e sidomos në nivelin e vendimmarrjes qoftë atë lokal apo qendror është vlerë e shtuar për shoqërinë tonë dhe pasqyrim i identitetit të Republikës së Kosovës. Barazia gjinore po shndërrohet sot në një prej çështjeve më të theksuara në shoqëritë në botë, por gjithsesi edhe në shoqërinë tonë, duke kërkuar respektimin e të drejtës së gjithsecilit, një e drejtë e garantuar edhe me Kushtetutën e shtetit tonë që synon të ndërtohet mbi parimet e barazisë”, tha Jahjaga.

Ajo tha se në Evropën juglindore, një rajon që vazhdon të shihet si përgjithësisht patriarkal, tradicionalisht sektori i sigurisë është konsideruar fushë e rezervuar vetëm për burra, edhe pse gjatë historisë shumë gra kanë luftuar krah për krah me burrat për çlirimin e vendit të tyre, gra që kanë dhënë kontribut shumë të çmuar në ndërtimin e institucioneve të shtetit dhe në zhvillimin e demokracisë.

“Ne po i thyejmë këto paragjykime me punën dhe angazhimin e palodhshëm dhe profesional të grave në Policinë e Kosovës, në Forcën e Sigurisë së Kosovës, në Shërbimin Korrektues dhe në Shërbimin Doganor”, tha Jahjaga, duke shtuar se roli dhe kontributi i gruas është i pamohueshëm në ndërtimin e institucioneve dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button