Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.45 ▲1.25%
ARI 4,536 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $71,293 ▲ +0.61% ETH $2,165 ▲ +0.01% XRP $1.4130 ▼ -0.52% SOL $91.8400 ▲ +0.58%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.45 ▲1.25 % ARI 4,536 ▼0.35 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.45 ▲1.25 % ARI 4,536 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha: Censurohet deklarata e PD-së nga media kombëtare

Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar sot pasdite deklaratën e Partisë Demokratike që, sipas tij, u censurua nga disa media kombëtare me urdhër të Edi Rames.

Në një postim në statusin e tij  ne Facebook, Basha shprehet: “Të dashur miq, me poshtë deklarata e plotë e Partisë Demokratike e censuruar ne disa media kombëtare me urdhër të Edi Ramës”.

Në deklaratën e deputetes së Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmata, thuhet se “Çdo ditë del në pah përgjegjësia e Veliajt me vdekjen e Arditit. Të gjitha dëshmitë që kanë dalë në media, të punonjësve të landfillit, të familjarëve të tyre, tregojnë se ishte thirrja e Erjon Veliajt që i bëri të shkonin e të punonin aty. Erion Veliaj me thirrjen që bëri në televizione, premtoi punë të sigurt e kushte teknike të garantuara. Këtë thirrje dëgjoi edhe Arditi 17 vjeç, por gjithçka rezultoi një mashtrim. Mashtrim i Erion Veliajt që për fat të keq Arditit i mori jetën”.

“Është zbuluar se jo vetëm nuk kishte asnjë parametër teknik e sigurie në landfillin e Veliajt, në biznesin e tij me kreun peqinas të PS-së, por aty shfrytëzoheshin barbarisht çdo ditë, të mitur e gra me tre turne për fare pak lekë. Pagesa ishte qesharake, ndërkohë që të rinjve, të miturve, burrave dhe grave u merrej fryma në atë punë të rëndë, në atë biznes fitimprurës për Veliajn dhe partnerin e tij Teqja, i shpallur në kërkim nga policia. Të gjitha këto rrethana e nxjerrin Erion Veliajn njësoj përgjegjës e njësoj fajtor sa ata që direkt në landfill merrnin në punë të mitur e nuk garantonin kushte.E nxjerr fajtor Veliajn thirrja e tij publike për rekrutim në atë aferë kriminale, thirrje që solli vdekjen e 17 vjeçarit”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Në vijim thuhet se “Çfarë pret prokuroria që të thërrasë Veliaj e ta marrë atë nën përgjegjësi penale. Ky falsifikator, hajdut, i korruptuar që mbledh të mitur në biznesin e tij, ku rezulton që mund të humbësh dhe jetën, pse qëndron mbi ligjin? Çfarë duhet të ndodhë tjetër që ky mashtrues që shet për punë të mirë e të sigurt një ferr paligjshmërie ku humb jetën një 17 vjeçar, të mbajë përgjegjësi e të dalë para ligjit. Erion Veliaj është sot pa asnjë dyshim përgjegjësi kryesor për humbjen e jetës së Arditit. Nëse prokuroria vonon hetimin e ndjekjen e tij penale, për fat të keq bëhet pjesë e padrejtësisë”

Partia Demokratike do të qëndrojë fort tek kjo çështje, ne do të bëjmë gjithçka që të zbardhet e plotë ngjarja e të përgjigjen para ligjit ata që e shkaktuan dhe e çuan drejt vdekjes Arditin.

1 Koment

  • asllan 24 August 2016, 21:20

    asha.Shqipetaret kane vetem nje rruge shpetimi:Te digjen te gjalle familjet femijet dhe cfare kane e nipit te hajdutit Ahmet Zogu,Nexhmije hoxhes,Fatos nanos,kastriot islamit,raxhep meidanit,sali berishes,lulezim bashes,bujar nishanit,adriatik llalles,jozefina topallit,Xhezair Zaganjorit,Nokes,palokes dhe plehrave te PD.Keta plehra nuk jane shqipetare.Hiri I tyre te flaket ne det.Plehrat shqipetare ne Tirane,Prishtine,Shkup,ulqin jane fatekeqesia e shqipetareve,ballkanit,europes dhe botes.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.