☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.30 ▲1.67%
ARI 4,531 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,633 ▲ +1.41% ETH $2,053 ▲ +2.58% XRP $1.3531 ▲ +1.56% SOL $83.7900 ▲ +1.48%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.30 ▲1.67 % ARI 4,531 ▲0.14 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.30 ▲1.67 % ARI 4,531 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha: Drejtuesit e rinj të PD, me platforma zhvillimi për zonat e tyre

lulzim-basha-525x350Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të demokratëve në Krujë, i cili i konsideroi zgjedhjet në parti, si shumë të rëndësishme për ringritjen, hapjen dhe bashkimin e saj.

Kryetari i PD-së,  Basha gjatë fjalës së tij, para demokratve të Krujës, vuri theksin mbi situatën e rëndë ekonomike dhe sociale që po kalon vendi nën qeverisjen e “rilindjes”. Sipas kreut të PD, sot shqiptarët po e ndjejnë kudo në tavolinat dhe xhepat e tyre mjerimin, taksat po rriten dhe shtohen përditë, papunësi ka arritur majat. Përballë kësaj situate, Basha ka kërkuar nga drejtuesit e rinjt të PD-së të hartojnë platformat e zhvillimit për zonat e tyre për t’i bashkur më pas në platformën e qeverisjes së vendit.

Po ashtu, Basha  u shpreh se “asgjë të re nuk kanë sjellë. Përkeqësim në çdo fushë duke nisur me ekonominë. Taksë pas takse ia morën shpirtin biznesit, ia morën shpirtin konsumatorit. Kredia në nivelet më të ulëta, vendet e punës po treten si bora në diell. Siguria në parametrat e vet më të këqinj. Ne jemi këtu për t’ju dhënë shqiptarëve një platformë zhvillimi. Një alternativë të vërtetë dhe jo rrenë për të krijuar mundësi për punësim për prodhim, për mirëqënie, për siguri, për një të ardhme të sigurtë dhe për një ekonomi të fortë. Ky vizion është dhe detyra e tretë e rëndësishme e këtij kuvendi dhe drejtuesve që do të dalin prej tij”.

Kryetari i PD-së Basha i konsideroi zgjedhjet në parti si shumë të rëndësishme për ringritjen, hapjen dhe bashkimin e saj dhe theksoi se “duke venë votën e lirë në themel të organizimit dhe sistemit të karrierës në parti i është deleguar çdo anëtari përgjegjësia dhe e drejta të zgjedhë ata që do ta çojnë Partinë Demokratike drejt fitores”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.