Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.42 ▲3.43%
ARI 4,426 ▼2.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,857 ▼ -2.07% ETH $2,116 ▼ -2.97% XRP $1.3823 ▼ -2.79% SOL $88.7300 ▼ -3.94%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.42 ▲3.43 % ARI 4,426 ▼2.77 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.42 ▲3.43 % ARI 4,426 ▼2.77 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha: Droga po shkatërron jetën e shoqërisë dhe po rrënon vendin

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar këtë të shtunë në Facebook lidhur me vrasjet që kanë në sfond përplasjet për kontrollin e narkotikëve dhe ndikimin e këtij fenomeni në shoqërinë shqiptare.
“Një 31-vjeçar u ekzekutua para pak ditësh në Dukagjin, i vrarë nga dy të afërm. Arsyeja: konfliktet për kanabisin. Është viktima e pestë gjatë këtyre muajve për shkak të drogës. Fatkeqësisht, spiralja e përgjakshme e krimit vetëm sa ka filluar dhe do të shtohet”, ka deklaruar Basha.
Për kreun e opozitës, droga dhe narkotrafiku sjellin veç një gjë: “shkatërrim të jetës, të shoqërisë dhe të pasurive të vendit”.
“Kështu ka ndodhur kudo në botë, kështu po ndodh edhe ne Shqipëri. Droga po vret, madje nuk po kursen as brenda familjes. Droga po shkatërron burimet natyrore të vendit, duke i vënë të gjitha në dispozicion të trafikanteve. Droga po shkatërron shoqërinë, duke i kthyer njerëzit e zakonshëm, madje edhe fëmijët, në shkelës të ligjit dhe në kriminelë”, ka thënë Basha.
Sipas tij, tani droga po pushton politikën, me policinë dhe qeverinë që janë të kapura nga trafikantët dhe që janë vënë në shërbim të tyre.
“Droga po shkatërron procesin politik. Sikurse u pa në Dibër, tashmë edhe zgjedhjet i vendosin kriminelët. Edi Rama dhe qeverisja e tij i ka vënë shqiptarët para dy alternativave: ose të vihen në shërbim të kriminelëve të drogës, ose të emigrojnë”, ka vijuar Basha, duke bërë kryeministrin përgjegjësin kryesor për situatën.
“Edi Rama vetë është me kriminelët. Ai iu ka dhënë atyre lirinë dhe fuqinë që ta kthejnë Shqipërinë në pronë të krimit, mjaft që t’i shërbejnë atij me para dhe vota. Në këtë situatë ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë për t’i bërë rezistencë krimit dhe për të ndalur rrënimin e vendit. Shqipëria do të shuhet nëse e lëmë në dorë të krimit. Shqipëria nuk ka të ardhme me Edi Ramën. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, ka shtuar Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.