🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,693 ▲1.63%
DOW 52,942 ▲2.23%
NASDAQ 25,874 ▲1.98%
NAFTA 93.26 ▼2.95%
ARI 4,058 ▲2.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $79,523 ▲ +2.88% ETH $2,381 ▲ +4.04% XRP $1.3138 ▲ +2.82% SOL $95.4900 ▲ +2.19%
S&P 500 7,693 ▲1.63 % DOW 52,942 ▲2.23 % NASDAQ 25,874 ▲1.98 % NAFTA 93.26 ▼2.95 % ARI 4,058 ▲2.98 % S&P 500 7,693 ▲1.63 % DOW 52,942 ▲2.23 % NASDAQ 25,874 ▲1.98 % NAFTA 93.26 ▼2.95 % ARI 4,058 ▲2.98 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Basha e thotë troç në Kuvend: Bosi i kokainës ka rezervuar një kat në ndërtesën më të lartë

Basha: Sa për sqarim, rregullat zbatohen. Opozita nuk ka ndërmend të dorëzojë të drejtat në foltore. Se çfarë katastrofe ka qenë keqadministrimi dhe korrupsioni me rindërtimin dhe pandeminë, shqiptarët e njohin në lëkurën e tyre.

Pavarësisht se janë harxhuar më shumë para dhe kohë televizive për gënjeshtra, reklamë e propagandë, disa fakte nuk shlyhen dot se janë aty në mëngjes kur njerëzit çohen akoma në çadra apo banesat e të afërmve ku jetojnë prej dy vitesh apo në banesa me qira. Janë akoma larg pallateve të rrafshuara në Kombinat ku zona që do të shpronësohej akoma nuk është shpronësuar, por hajdutët kanë bërë gati planin për projektin e radhës për të pastruar paratë.

 Nëse ka diçka për të mbajtur duart në hundë, është era e këmbës që qelb këtë sallë, e regjimit të instaluar për të blerë vota duke shkrirë në një shtetin me partinë dhe që krekoset mbi këtë pleh që nuk ka lidhje me demokracinë, shtetin e së drejtës, as me aspiratën kombëtare, as me pandeminë, por vetëm me babëzinë për pushtet, për para që u ka zënë sytë. Kjo babëzi nuk ju pengoi të ngrini kullën  më të lartë në Shqipëri me krimin dhe bosët e kokainës, oligarkët, kurse pandemia iu ka penfuar të ndërtoni pallate.Ndoshta ta thotë drejtori i ri se kush bos kokaine ka rezervuar çfarë kati tek ndërtesa më e lartë. Covidi nuk e ndaloi as atë as kullat e tjera. Mund të shpiket edhe ndonjë parfum me emrin gropa e Hajdin Sejdisë. Kaq shumë të pëlqente parfumi i tij sa na flet për etikë, për aromë të PD. Gropën e mbylla unë dhe e shndërrova në lulishte.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.