☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,471 ▼ -0.78% ETH $1,997 ▼ -1.39% XRP $1.3202 ▼ -1.99% SOL $81.7500 ▼ -2.1%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Basha: Edi Rama, kryeministër turist i një populli refugjat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar me prezantimet e kandidatëve për kryetarë bashkie në Delvinë, zotin Dhurim Alinani, Konispol, zotin Malo Myrtaj, në Sarandë, zotin Kreshnik Bozho dhe në Libohovë, zotin Altin Çomo.

Situata e rëndë ekonomike ka qenë në qendër të shqetësimeve që banorët i shprehën zotit Basha. Si pasojë e papunësisë, pasigurisë dhe pamundësisë për të përballuar jetën e përditshme, qytetarët kanë drejtuar sytë tek emigrimi.

“Një brengë tjetër, një brengë e vjetër që na rikthehet si një dramë e re, ajo e ikjes, e ikjes së familjeve të tëra në kërkim të shanseve për një jetë që nuk e gjejnë këtu. Në këto dy vite kanë humbur çdo shpresë, kanë humbur shpresën tek e sotmja dhe ç’është më e keqja, kanë humbur shpresën tek e nesërmja. Zbarkoi me premtime të mëdha, aluçilante, për 300 mijë vende pune, për shëndetësi falas, për rend e siguri, për uljen e çmimit të energjisë, për uljen e çmimit të karburantit, për subvencione në bujqësi e në peshkim, për uljen e taksave për 97% të shqiptarëve, e kur tha 97% të shqiptarëve, le t’i shohim ato duar të ngrihen, atyre që u është ulur taksa në këto dy vite ose të atyre që janë futur në punë këto dy vite, ose të atyre që paguajnë më pak faturën e energjisë sesa një vit apo dy vite më parë. Nuk po ngrihen duar. Nuk ka si të ngrihen, se e vërteta është krejt ndryshe dhe dhemb në çdo zemër, në çdo familje, në çdo vatër, në çdo qytet, por as për dhimbje nuk duan t’ja dinë! Nërsa qytetarët, si pasojë e keqeverisjes së Rama-Metës kanë marrë rrugët e emigrimit, kryeministri sillet si turist çdo fundjavë rrugëve të Europës”, tha Basha.

“Edi Rama është kryeministri turist i një populli refugjat për te cilin as nuk do t’ia dijë”, shtoi kreu i PD-së.

21 Qershori, tha Basha, është dita e gjykimit të madh për keqqeverisjen dhe dita kur shqiptarët me votën e tyre do t’i kthejnë shpresën qytetarëve të këtij vendi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.