🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,433 ▲1.41%
DOW 45,737 ▲1.15%
NASDAQ 21,178 ▲1.84%
NAFTA 104.29 ▲1.37%
ARI 4,629 ▲1.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,246 ▼ -0.54% ETH $2,075 ▲ +0.29% XRP $1.3266 ▼ -1.1% SOL $81.5300 ▼ -3.17%
S&P 500 6,433 ▲1.41 % DOW 45,737 ▲1.15 % NASDAQ 21,178 ▲1.84 % NAFTA 104.29 ▲1.37 % ARI 4,629 ▲1.57 % S&P 500 6,433 ▲1.41 % DOW 45,737 ▲1.15 % NASDAQ 21,178 ▲1.84 % NAFTA 104.29 ▲1.37 % ARI 4,629 ▲1.57 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha: Investime në fasada, njerëz në mjerim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi nga çadra e protestës, në një bashkëbisedim me qytetarë nga Qarku i Lezhës, se “është zgjedhja e Edi Ramës që të investojë në fasada dhe të lërë fshatrat në mjerim”.

“Ndihma ekonomike për njerëzit në nevojë është tallje dhe poshtërim. Si ka mundësi që shteti shqiptar, që sot ka taksa më të larta se para 4 vitesh, që mbledh më shumë para’ nga faturat e energjisë e ujit se para 4 vitesh, nuk arrin dot të paguajë një ndihmë ekonomike dinjitoze? Janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike edhe 40 mijë familje. Kjo është e mundur kur blen palma autostradash 500-600 euro. Ky është realiteti kriminal i një kaste që ka humbur çdo lidhje dhe ndjenjë ndaj popullit të vet”, tha Basha.

Kreu i PD-së shtoi: “Është zgjedhja e Edi Ramës që të investojë në fasada dhe të lërë fshatrat në mjerim. Vetëm në 4 muajt e parë janë shpenzuar 380 milionë euro për shpenzime administrive: makina, zyra, dieta, bileta avioni dhe luks qeveritar. Paratë që mblidhen nga shqiptarët nuk kthehen në investime të vërteta në ekonomi”.

“Mungesa e përgjegjshmërisë para qytetarëve ka në themel aleancën e Edi Ramës me krimin e organizuar”, nënvizoi Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.