Politika

Basha: Konsensusi për reformën territoriale, kyçi i suksesit

Shoqata e të zgjedhurve vendore ka organizuar të premten një takim të gjerë për reformën territoriale- administrative, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të mazhorancës dhe të opozitës.

Bashkëkryetari i komisionit të reformës territoriale, Bashkim Fino, tha se “mazhoranca vazhdon t’i bëjë thirrje opozitës të bëhet pjesë e kësaj reforme. Madje e kemi ftuar  të sjelle propozime konkrete, por duke respektuar afatin kohor”.

“Opozita të konsultohet me 5 variantet dhe të tregojë nëse është dakord me njërin prej tyre. Nëse ka propozim të ri të bazuar në kriteret që kemi marrë si komision, t’i propozoje, pasi kemi kohë për të arritur një zgjidhje konsensuale. Nuk ka rëndësi numri, pavarëisht 26, 39 njësi, apo të tjera, rëndësi ka konsensusi nëse e gjejmë të tillë”, është shprehur Fino.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tregoi arsyen pse refuzoi takimin me Edi Ramën pas ftesës që i bëri ai. “E pyeta nëse ishte i gatshëm të ofronte konsensus në parlament aty ku merret vendimi e përgjigjja ishte e tij jo me pretendimin se do e bllokonte reformën”, theksoi ai. “Para se bejmë hartën, duhet të bëjmë decentralizimin e vërtete me nevojat, sfidat dhe statndartet e Shqipërisë 2014-2015-2025, te Shqipërisë që duhet të shkojë drejt Evropës dhe standardite Evropian. Funksionet, decenralizimi, atonomia vendore, përfaqësimi sa më afër qytetarit, atë që Bashkimi Evropian e konsideron si gurë themeli të ekzistencës së vetë subsidiaritet (një fjalë latine), që do të thotë shërbimi t’i jepet sa më afër qytetarit, pushteti të afrohet dhe ushtrohet sa më afër qytetarit dhe këtë kemi kërkuar”, theksoi Basha.

Ne vazhdim, Basha tha se“edhe një personalitet i shumicës sot, sic është Fino, si i ngarkuar për çeshtjet vendore, dhe si ish- kryeministër i vendit, bie dakord se është autonomia dhe qeverisja vendore kyçi i suksesit, apo i dështimit dhe nuk mund të vrehet, as sot për sot, as sot për nesër, proçesi duhet të garantojë shtrirje në kohë dhe sukses në kohë të kësaj ndërmarrje dhe kjo është arsyeja që medoemos këkohet konsensues politik dhe ky është një minimum. Duhet konsensuesi politik që të garatojmë qëndrueshmerinë e kësaj raforme. Duhet konsensusi politik, pasi nëpërmjet konsensuesit ne do të garatojmë transparencën për qytetarët”, vuri ne dkje kryetari i PD-se.

Basha tha se “ky proçes nuk mund të jetë ultimativ, pasi ka rëndësi që proçesi të eci, pasi kembi humbur kohë. Argumentet e tshoqatave të të zgjedhurve vendore dhe qytetarve, besoj se nuk janë argumente të të zgjedhurve vendore blu, por të të gjithë të zgjedhurve, pasi ata janë të paqartë, pasi kemi rendur pas hartës dhe jo pas atonomisë vendore dhe decentralizimit. “

“Jam këtu në emër të opozitës për të dhënë kontributin tonë për reformën territoriale, për një reforme të qëndrueshme e në shërbim të qytetarve, duke ofruar konsensuesin si kyçi i suksesit”, tha Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button