Politika

Basha: Kushtet që duhet të përmbushë Meta për t’u rikthyer

Intervistoi: Eni Vasili

…Të ndalemi te fushata zgjedhore në Dibër. Çfarë i konsideroni këto zgjedhje, një lakmues për zgjedhjet e ardhshme?

Këto zgjedhje janë zgjedhjet e dibranëve në radhë të parë. Kam parë një situatë shumë të rëndë atje. Një varfëri e tejskajshme. Aty përballen dy modele. Modeli i pushtetarëve, i të pasurve, të cilët duan të zgjedhin një kukull për të vazhduar të qeverisë krimi, për të marrë tenderë si Sadri Abazi. Këto janë zgjedhjet sot në Dibër.

Bëhet fjalë për dy koncepte se si do të jetë nesër jo vetëm Dibra, por mbarë Shqipëria. Por sot kam një lajm të mirë që dibranët duan të votojnë kandidatin që do të jetë në shërbim të tyre dhe ata e kanë pritur shumë mirë z. Sherefedin Shehun. Edhe të majtët po i bashkohen PD-së dhe fushatës së z. Shehu. Socialistët dibranë nuk duan që t’ia dorëzojnë vendin e tyre bandave dhe krimit.

Unë i pyeta socialistët se pse e bëjnë këtë gjë dhe më thanë: urrejtja. Pushteti në Dibër është në duar të njerëzve të krimit, të korrupsionit ndaj ka dhe të pakënaqur edhe nga vetë PS-ja. Socialistët e ndershëm, të cilët rropaten për një ideal nuk e durojnë më këtë gjendje ndaj iu bashkuan PD-së. I gënjeu për Rrugën e Arbrit. U nis puna, por Rama gënjeu pasi tregon një përçmim për popullin.

Ju jeni impenjuar në këtë fushatë dhe duket se po merrni përgjegjësinë, por nëse humbisni zgjedhjet çfarë ndodh?

Dibranët sot janë në gjendje shumë të vështirë dhe ata janë para dy zgjedhjesh, pushtetit të krimit dhe korrupsionit apo të trokasin në derën e profesorit që di t’iu shërbejë dhe t’u qëndrojë pranë atyre me problemet që kanë.

Flasim për votimin e fundit në parlament, votimin për vettingun, një moment që prishi konsensusin e madh të 140 votave. Çfarë do të bëni me këtë ligj, do ta çoni në Kushtetuese?

Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur që kemi një produkt që iu shërben shqiptarëve, Reforma në Drejtësi. Tani ky proces që vazhdon nuk është politik, por legjislativ dhe kushtetues. Ne këmbëngulëm për procesin politik, standardet.

Që Edi Rama të mos ketë mundësi të intimidojë gjyqësorin. Plani ishte që gjithçka të ishte në dorë të kryeministrit. Dy herë ky plan ra. Në fund patëm një produkt dhe pavarësisht procesit traumatik, produkti rezultoi një produkt për shqiptarët dhe Shqipërinë dhe u përshëndet gjerësisht.

Ndonëse mazhoranca është zotuar të punojë me konsensus, ne punuam me intensitet gjatë verës, argumentet u hodhën poshtë, pra komprometuan procesin. Ndaj kësaj ne reaguam me qëndrimin tonë. Pjesa tjetër do vijojë në rrugë normale.

PD-ja është shprehur pro vettingut, SPAK-ut, BKH-së, thelbit të reformës. Po nuk mund të pranojmë që të marrë me votat e Armando Prengës me shok atë që i ndalon Kushtetuta. Ne do të ndjekim të gjithë rrugët kushtetuese që çdo ligj të jetë në përputhje me Kushtetutën.

A do të shkoni në komision?

Ne do të bëjmë punën tonë edhe me partnerët.

A do të preket politika zoti Basha. Trembeni për veten tuaja? Se ju kanë akuzuar për Rrugën e Kombit, apo 21 janarin…

Politikisht do ta quaja dështim total nëse politika nuk preket. Ne sot kemi ardhur për shkak të krizës, pasi elita ka tradhtuar interesat e njeriut të thjeshtë. Kjo qeveri flet në fasadë çdo ditë për demokraci, por punon kundër dinjitetit. Flet për lirinë e fjalës, dhe shtyp lirinë e fjalës. Flet për luftë kundër krimit, kriminalizohet çdo ditë.

I keni rikuperuar marrëdhëniet me ambasadorin Donald Lu?

Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera. Ai është një diplomat i shkëlqyer, unë një politikan karriere. Nuk kam pse të amnistohem unë. Jam rivendikuar. Më është dhënë të drejtë. PD-së dhe Lulzim Bashës, dhe gjithë qëndrimeve që kemi mbajtur…

Ka patur momente të tensionuara?

Ka patur shumë momente të tensionuara. Por marrëdhëniet personale me ambasadorin amerikan janë të shkëlqyera. Nuk pranova asgjë që nuk do ta pranonin amerikanët. Kjo çoi në një produkt me 140 vota. Atëherë nuk ka vlerë të merresh si arritëm këtu.

A jeni të zhgënjyer nga disa zëra kundër në grup?

Përkundrazi, kam mirënjohje për grupin parlamentar. Situata ka qenë jashtëzakonisht dinamike për shkak të planit të Ramës për të sabotuar konsensusin. Ne përballeshim çdo orë me ndryshime qëndrimesh dhe me truke. Sfida ishte të mbanim të informuar grupin parlamentar. Shpreh mirënjohjen për grupin parlamentar. Kemi pasur debate shumë të nxehta por në fund të çdo debati vendimet kanë qenë unanime.

Vettingu u miratua vetëm me votat e mazhorancës, Meta nuk foli më pas asaj dite për konsensus. Mendoni se ju tradhtoi Meta?

Meta s’ka se si ta tradhtojë PD-në. Është aleat i Ramës. E përshëndeta pasi mbajti një qëndrim të arsyeshëm për t’iu dhënë shqiptarëve një reformë me bashkëpunimin e të gjitha partive politike. Nuk i bëri një shërbim PD-së, por i bëri një shërbim Shqipërisë. Edhe në këtë moment ka qenë aleat i koalicionit qeverisës.

Pas takimit me Ilir Metën në Rinas…

S’e kam takuar zotin Meta në Rinas, jemi gjendur në një sallë. Takimi i fundit ka qenë më 12 qershor.

A keni lënë ndonjë bisedë të hapur me zotin Meta?

Jo nuk kam lënë ndonjë bisedë të hapur. Çfarë doni të thoni?

Ju nuk e përdorni në diskursin politik, “Rama-Meta”…

Unë kam një objeksion ndaj kësaj pyetjeje sepse në këtë mënyrë media po i bën një shërbim të madh keqqeverisjes së vendit. Këtu ka një teatër…

Do të bëni koalicion me Metën?

Koalicioni i PD-së duhet të përmbushë dy vlera, që t’i përballet alternativës sonë, të dhënies pushtet qytetarit, përmes rritjes së përgjegjësisë dhe transparencës së partive politike…Të një sërë çështjesh që do të jenë objekt i diskutimit. Pyetja është a është Meta me krimin dhe korrupsionin? Por ai qeveris me Ramën. Duhet të përmbushë kushtet tona. Duhet të kthejë besim dhe shpresë te qytetarët, por e kanë humbur.

A do të bashkëpunoni me Ilir Metën, këtë duan të dinë shqiptarët?

Nuk duan të dinë shqiptarët këtë. Por a kanë shans të qeverisen nga njerëz të përgjegjshëm, si i zgjidhin problemet e tyre, se si t’ua bëjnë jetën më të lehtë dhe jo t’ua vështirësojnë atë. Ata kanë vrarë shpresën e tyre.

Dilema jonë është çfarë mund të bëjmë për qytetarët dhe jo për të vjedhur dhe zhvatur qytetarët. Nuk është kjo telenovelë turke. Duhet tejkaluar telenovela turke dhe t’u jepet zgjidhje qytetarëve shqiptarë. Misioni ynë është t’u shërbejmë qytetarëve. Janë lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Kush bashkohet me këtë, është i mirëpritur në koalicion me Lulzim Bashën. Nuk kanë rëndësi numrat, por vlerat.

Kanë rëndësi dhe numrat…

Jo nuk kanë rëndësi. Unë po flas për vlerat. Po flas për një qeveri që dhunon qytetarët, i zhvat ata, i rrjep ata. Dhe pyetja e madhe është si mund t’i japim fund kësaj gjendje. Nuk është çështje emrash dhe mbiemrash, por çështje vlerash. Kushdo që i bashkohet kësaj është i mirëpritur te ne. PD dhe Lulzim Basha po ndërton një koalicion vlerash.

…Ju nuk e mirëpritni Ilir Metën?

Ajo që kërkon Shqipëria është koalicion vlerash. Kërkojmë të fuqizojmë pushtetin e qytetarëve dhe jo atë të zullumqarëve. Kjo vlen për çdo parti duke përfshirë edhe Ilir Metën meqenëse e përmendët. Nuk duhet të ketë lidhje me krimin. Ne jemi për qytetarët dhe jo për pushtetin e drogës.

A do të vazhdoni ju të kërkoni një qeveri teknike dhe si do ta arrini këtë pasi Ilir Meta e tejkaloi këtë?

E kam kërkuar unë dhe i qëndrojmë sërish sepse Tahiri me Ramën nuk janë dhe nuk do të jenë në gjendje të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo pasi ata janë vet të lidhur me krimin. Ndaj e kemi kërkuar një qeveri teknike që të zbatojë ligjin për dekriminalizimin, zbatimin e ligjit elektoral.

Përse dy parti politike të spektrit të majtë PS dhe LSI duhet të lëshojnë pushtetin dhe t’u lejojnë ju…?

Thirrjen e kam bërë në kushtet e një situate të vështirë që është e vetmja mënyrë për të ruajtur ashtin e demokracisë, ajo është krijimi i një qeverie teknike. Rast pas rasti kjo qeveri jo vetëm që është treguar jo e gatshme për zgjedhje të lira por përkundrazi i ka dhunuar ato. Duke përfituar nga bojkoti i opozitës amnistuan ata që vodhën votat në Korçë. Ndaj është elementare që të kërkojmë kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nëse nuk ka qeveri teknike do të hyni në zgjedhje?

Unë nuk flas me nëse. Përgjigja që dhashë ishte e qartë. Unë besoj që shqiptarët do të bashkohen rreth nevojës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qëllimi i Edi Ramës është të drogojë Shqipërinë e shqiptarët. Ka rrënuar ekonominë e vendit.

Ka mbrojtur banditët e vendit. Ndaj detyra jonë është të bashkojmë shqiptarët për zgjedhje të lira me çdo kusht dhe me çdo çmim. Ne do të kemi mbështetjen SHBA-së, BE, Gjermanisë. Dhe çështja e zgjedhjeve të lira nuk është e dorës së dytë. Është çështje e dorës së parë.

Ju do të hyni në zgjedhjet e 2017-s?

Ne do të realizojmë koalicionin më të madh. Çdo shqiptar që ndihet i kërcënuar, do të jetë në krah të opozitës. Unë po flas për gjendje reale. Kemi një Shqipëri të shqetësuar për fëmijët e tyre. Shqiptarët e kuptojnë këtë ndaj roli i opozitës është që t’i ndërgjegjësojë shqiptarët që kjo nuk është rastësi por është produkt i kësaj qeverie.

Ndaj duhet të ngrihemi edhe me protesta pasi është çështje e stabilitetit në vend. E ka thënë John Kerry: Kush nuk lejon ndryshimin paqësor, hap rrugë për ndryshim të dhunshëm. Shqipëria nuk ka qenë kurrë më e kultivuar me kanabis dhe ky është produkt i Edi Ramës.

Cili do të jetë aksioni opozitar? Do të mjaftoni me largimin e një ministri?

Po pse çështja është për largimin e Tahirit? Ai është një levë e Ramës. Zgjedhjet e lira janë në rrezik. Aksioni më i rëndësishëm i opozitës dhe shqiptarëve janë zgjedhjet e lira dhe dekriminalizimi.

Ç’po bëhet me dekriminalizimin?

Ligji nuk po zbatohet. Shteti ligjor ka rënë. Është një shtet i inkriminuar në palcë. Nga ta fillojmë? Unë them se duhet ta fillojmë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo do të thotë që fuqinë do ta kenë qytetarët shqiptarë, të cilët nuk do të votojnë për krimin dhe drogën. Imperative janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Marrë me shkurtime nga emisioni “Studio e Hapur”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button