Politika

Basha: Mazhoranca po i largohet çdo ditë votës së 23 qershorit

lulzim-basha-525x350Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë në kuvendin zgjedhor në degët nr. 1, 2 dhe 11, të kryeqytetit.

Në fjalën e tij Basha theksoi se, Shqiptarët po vetëdijësohen se mazhoranca, jo vetëm që nuk do i mbajë premtimet, por gjithnjë e më shumë po i largohet e do i largohet përfaqësimit të votës së 23 qershorit, pse atë votë e ka marrë edhe me ndihmën e krimit e të mafies, e cila sot kërkon haraçin, sot është në Parlament e ka guxim të kërcënojë edhe opozitën.

“Pse s’i kaluan ligjet të enjten? Sepse disa prej tyre s’kishin kohë të ishin në Kuvend, se po hanin tortën në ditëlindjen e Frrokut. Torta u vonua. Cila ishte torta që u vonua? Zhdukja e dëshmitarit nga drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve është një skenar rrënqethës që të kujton mafien më të zezë”, tha Basha

“Partia Demokratike, vijoi Basha, do t’i përgjigjet këtij realiteti të rëndë dhe ogurzi me njerëzit më të mirë të zgjedhur për të drejtuar PD, përmes votës së lirë dhe me besimin që kjo forcë politike po zgjon tek çdo qytetar anembanë vendit”.

“Kësaj rruge që i jemi futur do i dalim në krye vetëm duke konsoliduar votën e lirë dhe përgjegjësinë e çdo anëtari dhe nga ana tjetër respektimin e kontributit dhe meritave të gjithsecilit prej nesh përmes vlerësimit nga anëtarësia. Në këtë mënyrë, do nisim një praktikë të re, të hapur e transparente, ku asnjë kontribut të mos nëpërkëmbet dhe askush të mos marrë më pak apo më shumë se ç’meriton”, deklaroi Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button