☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.55 ▼4.11%
ARI 4,589 ▲4.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,494 ▲ +0.05% ETH $2,153 ▲ +0.88% XRP $1.4091 ▼ -0.03% SOL $90.9500 ▲ +1.01%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.55 ▼4.11 % ARI 4,589 ▲4.25 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.55 ▼4.11 % ARI 4,589 ▲4.25 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha në Klos: Programi ynë, 100 milionë dollarë subvencione direkte për fermerët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me fermerë në fshatin Kurdari të Klosit akuzoi qeverinë për abuzim me subvencionet për bujqësinë, ndërsa premtoi se në programin qeverisës të demokratëve parashikohen 100 milionë dollarë subvencione direkte për fermerët.

Basha tha se paratë që duhet të shkonin tek fermerët shkojnë për shpenzime luksi të njerëzve afër kryeministrit. Me 220 milionë dollarë që kanë përfituar miqtë e Ramës, tha zoti Basha, çdo fermer do të mund të merrte rreth 500 dollarë subvencion.

NIPT-i që u kërkohet fermerëvë, u shpreh më tej Basha, është thjesht justifikim i Ramës që s’ka mbajtur asnjë premtim, pasi fermerët kanë numrin unik të identifikimit.

Lideri i opozitës tha se zgjidhja për fermerët janë subvencionet.  Zgjidhja jonë për fermerët, zgjidhja jonë për zhvillimin rural, për bujqësinë, për blegtorinë, për peshkimin, për bletarinë është subvencioni direkt tek çdo fermer. Shuma që ne do të vendosim për të mbështetur femerët do të jetë 100 milionë dollarë në vit. Çdo fermer do të marrë subvencion direkt pa NIPT, sepse çdo fermer ka numrin personal të identifikimit që do të shërbejë si identifikimi fiskal i çdo fermeri””, deklaroi Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.