☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,362 ▼1.77%
DOW 45,092 ▼1.89%
NASDAQ 20,936 ▼2.2%
NAFTA 100.40 ▲6.27%
ARI 4,540 ▲2.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $65,976 ▼ -3.91% ETH $1,991 ▼ -3% XRP $1.3252 ▼ -1.88% SOL $82.6800 ▼ -3.58%
S&P 500 6,362 ▼1.77 % DOW 45,092 ▼1.89 % NASDAQ 20,936 ▼2.2 % NAFTA 100.40 ▲6.27 % ARI 4,540 ▲2.98 % S&P 500 6,362 ▼1.77 % DOW 45,092 ▼1.89 % NASDAQ 20,936 ▼2.2 % NAFTA 100.40 ▲6.27 % ARI 4,540 ▲2.98 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha në Kukës: Me mua kryeministër do të rikthehet shpresa

Në një takim me simpatizantë të Kukësit, kreu i Partisë Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se ka lënë të braktisur dhe pa asnjë mbështetje banorët e një prej qarqeve më të varfër në vend.

Basha tha se më 25 qershor populli i Kukësit do t’i japë përgjigjen e merituar shtetit policesk të Ramës siç e cilësoi ai.

“Ky shtet dhe kjo bandë punon dhe i shërben vetëm një grushti banditësh dhe kjo gjë ka avulluar shpresën për një të ardhme më të mirë, – tha ai. – Kukësi është kthyer në simbol të diskriminimit, duke u ndëshkuar si të jetë nën thundrën e një pushtuesi apo një regjimi apartajeidi. Më lejoni të pranoj se unë do jem kryeministri i drejtë i çdo shqiptari, ku si në lindje, jug, veri dhe perëndim do të jenë njësh me qeverisjen e re”.

Basha më tej e ftoi sërish Ramën për debat, duke theksuar se “i shmanget përballjes kudo, sepse nuk ka asnjë bilanc dhe s’ka çfarë të thotë”.

Basha sulmoi sërish Metë, duke deklaruar se SHPK-ja e tij do të fundoset me 25 qershor.

“Se ai tjetri erdhi me daulle dje e pate besoj, ky tjetri do kercejë se s’i ka ngele gjë tjetër tani, estradë…Kjo është e vërteta e dhimbshme dhe cinike e një njeriu që nuk guxon të hapë gojën për papunësinë, – vijoi kryedemokrati. -Le t’i bjerë sa të dojë Ilir Meta daulleve, s’ka për të pasur më shi për tokat e SHPK-së. Tokat e SHPK-së s’kanë për të pasur më shiun e pushtetit, kështu le t’i bjerë sa të dojë daulleve. Pazari i politikës së vjetër merr fund. Bashkë do e themelojmë pushtetin e republikës së re”, tha Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.