🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,738 ▲0.57%
DOW 47,179 ▲0.49%
NASDAQ 22,512 ▲0.61%
NAFTA 94.39 ▲2.09%
ARI 5,023 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $73,833 ▼ -0.2% ETH $2,332 ▲ +1.78% XRP $1.5054 ▲ +1.16% SOL $94.1400 ▲ +0.44%
S&P 500 6,738 ▲0.57 % DOW 47,179 ▲0.49 % NASDAQ 22,512 ▲0.61 % NAFTA 94.39 ▲2.09 % ARI 5,023 ▲0.41 % S&P 500 6,738 ▲0.57 % DOW 47,179 ▲0.49 % NASDAQ 22,512 ▲0.61 % NAFTA 94.39 ▲2.09 % ARI 5,023 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha: Në Kushtetuese ligjin e arsimit të lartë. Rama-Meta, shkatërruan autonominë

Partia Demokratike paralajmëoi kundërshtimin deri në Gjykatën Kushtetuese të ligjit për arsimin e lartë, të miratuar ditën e martë nga mazhoranca.

“Ne do të marrim një aksion të gjerë informimi dhe ndërgjegjësimi të çdokujt, sesi hidhen në kosh të plehrave përpjekjet e mijëra gjimnazistëve? Si goditen të zotët, të aftët? Si stimulohen të paaftët? Çfarë do të thotë kjo për studentët? Një fushatë ndërgjegjësuese që nis sot e do të vazhdojë. Së dyti Partia Demokratike do të ndërmarrë një aksion masiv institucional, që nga Presidenti e deri tek Gjykata Kushtetuese, ku opozita do të jetë në krah të studentëve dhe pedagogëve që kanë të drejtë”, tha Basha.

Për opozitën është akoma më e qartë se ligji u shërben interesave të një pakice njerëzish.

“Me vendimin e djeshëm është hapur një betejë e madhe me njërën anë qeverinë dhe pakicën klienteliste korruptive, interesat e të cilës u shpërblyen dje, dhe nga ana tjetër të gjithë shqiptarët, që nga fëmijët e deri tek prindërit e gjyshërit”, u shpreh kreu i opozitës.

Basha ironizoi duke thënë se ligji i arsimit të lartë është votuar nga deputetë pa diplomë, me diploma të rreme dhe me rekorde kriminale.

Basha përsëriti qëndrimin e shprehur edhe në seancë plenare nga deputetët e opozitës, kur thanë se ligji do të rrisë kostot dhe tarifat duke u hequr të drejtën e arsimimit shtresave të vërfra.

Por jo vetëm kaq. Sipas Bashës, ligji shkatërron cilësinë përmes shkatërrimit të autonomisë me një qëllim të vetëm; vënien nën kontroll të pedagogëve.

“Me këtë vendim, Rama-Meta kërkojnë të përdorin si marioneta pedagogët, në shtesa të pushtetit në vend të zërit të pavarur dhe të përvojës akademike shkencore që janë dhe duhet të jenë”, deklaroi Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.