Politika

Basha: Opozita, 31 amendamente për paketën fiskale dhe për buxhetin

Kryetari i Partisë Demokratike doli sot në një deklaratë për mediat për të akuzuar qeverinë për gjendjen e rëndë ekonomike ku sipas tij, është në rënie dhe stanjacionin.

Basha2Basha e ka prezantuar gjendjen ekonomike të vështirë në vend ku sipas tij, treguesit shprehen qartë se ekonomia e vendit është në stanjacion të plotë të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit, por në vend të zgjidhjes ka vetëm demagogji, që tashmë është thelbi i qeverisjes propagandistike.

“Vetëm qeverisja propagandistike, ku sipas Ramës, vendet e punës rriten vrullshëm dhe ekonomia është në rritje, por sipas të dhënave zyrtare, ekonomia shënoi një rënie minus 0,69% në tremujorin e dytë të vitit në krahasim me një vit më parë. Sektorin me rënien më të madhe janë ata që sjellin dhe garantojnë punësimin, si  industritë, ndërtimi, transportit ku rëniet janë dyshifrore. Po sipas statistikave të fundit zyrtare, vetëm tremujorin e dytë 22 mijë shqiptarë humbën vendet e tyre të punës, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, tha Basha

Sipas tij “papunësia dhe rënia ekonomike janë plagët më të mëdha sot dhe nuk po kurohen”. “Kryeministri nuk ka ndërmend të reflektojë të shohë në sy realitetin të dëgjojë protestën e përditshme dhe reale”, shprehet Basha.

“Ndaj, Shqipëria është në protestë dhe protesta nuk ndalet, tha Basha. Partia Demokratike e ka detyrim t’u prijë protestave dhe do tu prijë kudo. Por jo vetëm kaq, sot pasdite grupi parlamentarë do të paraqesë 31 amendamente për paketën e re fiskale dhe për buxhetin e ri. Këto amendamente synojnë të korrigjojnë me sa është e mundur situata aktuale, kursin e përkeqësimit të sigurtë të ekonomisë shqiptare. Këto amandamente synojnë lehtësimin e shqiptarëve nga taksat dhe frenimin e luksit qeveritar”, u shpreh Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button