Basha prezanton Deromemën në Vlorë e sulmon kandidatin e PS
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka prezantuar sot kandidatin për Bashkinë e Vlorës Genc Deromema.
Gjatë prezantimit, Basha ka sulmuar kandidatin e PS-së në qytetin bregdetar Dritan Leli, si njeri i komanduar nga deputeti i këtij qarku Koço Kokëdhima.
“Kandidati i PS-së është përcaktuar si kryetar i byrosë politike, i komanduar nga Koço Kokëdhima. Qyteti i Vlorës ka shumë probleme që nuk kanë gjetur zgjidhje, prandaj duhet të besojmë te kandidati i opozitës Deromema”, – tha Basha.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.