Politika

Basha: Pro reformës në arsim por mbyllja e universiteteve e padrejtë

LulzimbashaKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mori pjesë të martën në kuvendin zgjedhor të degëve 10, 7 dhe 5, në qytetin e Tiranës, dhe sollin në vëmendje mbylljen e universiteteve, duke e konsideruar si një shou psikologjik tek studentet dhe prindërit.

Projekti i Edi Ramës për të mbyllur filialet e universiteteve publike, tha Basha,  “pa asnjë paralajmërim, pa asnjë transparencë ka shkaktuar një shok psikologjik dhe do u kushtojë shtrenjtë financiarisht qindra familjeve shqiptare. Paaftësia dhe papërgjegjshmëria e kësaj qeverie, po rëndon gjithnjë e më shumë në jetën dhe të ardhmen e shqiptarëve”.

Basha e konsideroi mbylljen e universiteteve një aferë të pastër korruptive dhe për qëllime klienteliste nga dyshja, Rama-Meta. “Po përdoret e njëjta skemë sipas kryetarit të PD, siç u bë me shëndetësinë, me rendin, me ekonominë, me pensionet dhe së fundmi me marrëveshjen me CEZ-in. Në mungesë të plotë transparence, Rama – Meta e kanë lënë vendimmarrjen të kushtëzuar me përfitimeve e tyre”, tha Basha.

“Ne s’jemi kundër asnjë reforme. Mendojmë se sistemi arsimor ka nevojë për reforma që do ta bëjnë edhe më cilësor dhe më konkurrues,  po nuk ka nevojë për “Adhamudhë”. Përballë kësaj situate, PD duhet  të jetë e përgatitur me njerëzit e saj më të mirë dhe me alternativën e duhur, për ta nxjerrë Shqipërinë nga kthetrat e krimit dhe korrupsionit, paligjshmërisë, varfërisë dhe pasigurisë ku e ka futur qeveria”, tha Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button