☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.49 ▼4.18%
ARI 4,568 ▲3.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,986 ▲ +1.13% ETH $2,165 ▲ +1.62% XRP $1.4164 ▲ +0.75% SOL $92.0700 ▲ +2.21%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.49 ▼4.18 % ARI 4,568 ▲3.78 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.49 ▼4.18 % ARI 4,568 ▲3.78 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha: Referendum dhe moratorium për mbetjet

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka përsëritur akuzat në adresë të kryeministrit Rama, i cili sipas tij përdori dyfytyrësinë e tij sa i takon çështjes së importit të mbetjeve.

“Qeveria Rama në mënyrë të pabesë jo vetëm ka shkelur angazhimin për të mos importuar plehra, por i ka mohuar shqiptarëve të drejtën për referendum dhe në mënyrë të pabesë ka kaluar një ligj që i hap rrugën mafies së plehrave të sjellë plehrat e botës në Shqipëri, për të helmuar shqiptarët dhe fëmijët e tyre”, ka thënë Basha.

Ai është shprehur se, “kjo çështje ka ekspozuar pafytyrësinë kriminale të qeverisë së Edi Ramës, e cila jo vetëm anuloi këtë ligj në 2013, por në 2014 krijoi një detyrim ligjor që brenda 2016-s bashkitë të përfundonin procesin e diferencimit të mbetjeve”.

“Sot, Edi Rama ka dështuar ta zbatojë VKM-në që mori. Shqipëria është e mbytur në plehra, të cilat digjen në mënyrë kriminale dhe dëmtojnë shëndetin e qytetarëve. Në vend që të pranojë dështimin me VKM-në e tij, Edi Rama thotë se, jo vetëm që nuk do të pastroj plehrat e bashkive, por do të sjell këtu edhe ato të Europës”, ka thënë Basha.

Ai ka ritheksuar se, kryeministri ia ka lënë peng Shqipërinë krimit dhe kartelit të drogës. “E ka kthyer Shqipërinë në një burg ku ai sillet si drejtori psikopat dhe i droguar, i cili duhet të largohet një orë e më parë”, ka vijuar Basha, duke shtuar se në një situatë të tillë referendumi është një domosdoshmëri.

“U takon qytetarëve shqiptarë të vendosin me referendum për këtë. Të miratohet dekreti i presidentit Nishani dhe një moratorium kundër importit të mbetjeve. Të bashkohemi për të rikthyer votën e lirë të qytetarëve”, ka shtuar Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.