☁️
Tiranë 9°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.37 ▲1.16%
ARI 4,524 ▼0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,918 ▲ +0.42% ETH $2,155 ▼ -0.11% XRP $1.4059 ▼ -0.56% SOL $91.2700 ▲ +0.22%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.37 ▲1.16 % ARI 4,524 ▼0.62 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.37 ▲1.16 % ARI 4,524 ▼0.62 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha: Rrugën e Arbrit e përfundojmë ne

Rruga e Arbrit është premtimi më i madh i fushatës për Bashkinë e Dibrës, pa përfundimin e të cilës, kryeministri Edi Rama tha se nuk do të largohet nga zyra.

Premtimin Kryeministri e bëri në prezantimin e kandidatit të maxhorancës për Dibrën, Muharem Rama. Por po nga një prezantim, këtë herë nga ai i kandidatit të opozitës, Sherefedin Shehu, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se këtë rrugë do ta përfundojnë ata që e nisën.

“Punët i bitis ai që i nis! Ne që e nisëm, ne do ta përfundojmë Rrugën e Arbrit”, tha Basha duke akuzuar Qeverinë se nuk ka shtruar asnjë metër rrugë.

Duke u ndalur tek kandidati Shehu, Basha tha se dibranët do të kenë kryetar bashkie një njeri të ndershëm që politika ndër vite nuk e ka prishur dhe korruptuar, por e ka ngritur në një figurë më të aftë dhe më të përgjegjshme.

Ndërkohë, kandidati Sherefedin Shehun, në fjalën e tij përpara qytetarëve tha se qëllimi i tij është të “ndërtojë Dibrën”.

“Kërkoj besimin tuaj për të ndërtuar Dibrën. Dua të shërbej bashkë me ju për ta ndërtuar këtë qytet. Keni provuar mashtrimin dhe grabitjen e pushtetarëve. Kjo qeveri ka rritur varfërinë dhe rinia ka humbur shpresën për të jetuar në këtë vend. Por, kryeministri vazhdon të tallet me dibranët, duke i kërkuar votën që t’i shtojë të këqijat”, tha Shehu.

Më tej, Shehu theksoi se në Bashkinë e Dibrës nuk do të ketë familje në errësirë për arsye se nuk paguajnë dot energjinë.

“Në dispozicion të këtyre familjeve do të ketë një fond të posaçëm për pagesën e energjisë, në mënyrë që fëmijët të mësojnë me dritë”, tha Shehu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.