Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.14 ▲2.89%
ARI 4,749 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,046 ▼ -0.47% ETH $2,181 ▼ -2.51% XRP $1.3340 ▼ -2.98% SOL $82.1500 ▼ -2.91%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.14 ▲2.89 % ARI 4,749 ▼0.58 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.14 ▲2.89 % ARI 4,749 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Politika

Basha takon Danielsson: Hetim zgjedhjeve dhe ndryshime kushtetuese

“Hetim i plotë për dosjen 339 dhe 184 dhe çuarja  para përgjegjësisë penale të politikanëve, ndryshime të thella kushtetuese, janë zgjidhja”,  ka deklaruar sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit me Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Europian, Christian Danielsson.

Në një prononcim për mediet, Basha tha se takimi me Danielsson që kryhet në mënyrë periodike nga opozita gjithmonë është një takim i mirëpritur për të ndarë dhe shkëmbyer qëndrimet mendimet dhe faktet në Shqipëri, pasi e vërteta, sipas tij, nuk fshihet më.

“Një autokrat i lidhur me krimin i kapur në përgjime zyrtare nga prokuroria shqiptare i cili po shkatërron reformën në drejtësi që të mbrojë veten e tij, ministrat dhe kriminelet që ka blerë zgjedhjet e vitit 2017. Ky është thelbi i së keqes dhe mbi bazën e kësaj është kapja e institucioneve, kapja e drejtësisë, kapja e medies, ndërtimi i një shpure që vjedh buxhetin e shtetit dhe efektet janë emigracion, rritje e kriminalitet dhe reduktimi i investimeve evropiane në Shqipëri”, shtoi ai.

Basha theksoi se nuk ka kërkuar thjesht rrëzimin e Ramës, por të sistemit.

“Opozita sot ka pasur mundësi tjetër jo thjeshtë për të shprehur vendosmërinë e saj për të qëndruar kësaj beteje bashkë për të çliruar Shqipërinë, po ashtu kemi shprehur vendosmërinë tonë që  dhe kemi kërkuar jo vetëm të largohet Rama por të shembim këtë sistemin dhe kjo kërkon angazhim të plotë të gjithë faktorit politik shqiptar dhe çdo kush që kërkon që të garantohet një sistem vlerash europian që në vetvete që do të thotë kurrë zgjedhjet të mos kapen nga krimi i organizuar, që të garantohet një drejtësi e pavarur, që të kemi institucione kushtetuese të cilat përgjigjen para qytetarëve, jo si sot kur qeveria, parlamenti prokuroria, SHISH, media janë në dorë të një njeriu. Për këtë patëm mundësi të flasim më shumë, për vizionin për të nesërmen që do jetë pjesë e bashkëbisedimit me qytetarë”, tha ai.

Po ashtu Basha theksoi se ka nevojë për ndryshime të thella kushtetuese.

“Ne na duhet të shembim këtë sistem duke përfshirë edhe disa probleme të lindura në vitin 2008 me ndryshimet kushtetuese që zhbalancuan kontrollin dhe balancën e pushteteve. Behet fjalë për ndryshime në sistemin zgjedhor, ndryshime kushtetues, forcimin e institucione që kontrollojnë njëra-tjetrën dhe forcimin e rolit të njerëzve në raport me qeverisjen, në këtë kuptim jemi të angazhuar për të dialogut me qytetarët hapat e mëtejshëm që do hedhim. Ne e konsiderojmë regjimin e Edi Ramës të mbaruar”, tha Basha.

“Formula e zgjidhjes është kjo, tha Basha duke vijuar se “regjimi i Edi Ramës ka mbaruar, shqiptarët e kanë përcaktuar rrugën ku do ecet dhe opozita e ka për detyrë që këtë rrugë ta konkretizojë me vizionin që edhe në Shqipëri të ndërtohen ato praktika ku respektohen të drejtat e njeriut, ku qeveria e parlamenti janë në krah të njerëzve. Për këtë dihet një reformë e thellë kushtetuese, duhet një reformë e thellë elektorale dhe vullneti politik”

“Zgjidhja, hetim i plotë për dosjen 339 dhe 184 dhe çuarja  para përgjegjësisë penale të politikaneve të përfshirë në këtë afër dhe ka 2 dhe 3 vjet dhe prokurorët ndërrohen”, theksoi ai.

Në fund, Basha tha se “Beteja jonë është për një Shqipëri europiane dhe Europa e vërtetë e vlerave nuk ka aleatë më të mire, nuk ka garanci më të madhe për Shqipërinë evropiane se PD, se qytetarët që do të zhvillojnë betejën për çlirimin nga krimi”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.