Politika

Basha: Të vetmit sektorë në ngjitje, propaganda dhe sekserët e pushtetit

Opozita

Pollo: Kryeqeveritari nuk iu përgjigj çështjeve të mprehta

lul basha

Basha – “Shqipëria digjet, Kryeministri krihet. Turizmi në ditën e tij më të zezë. Aksidentet janë shtuar, vrasjet po ashtu”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar menjëherë për konferencën e dhënë nga Kryeministri Edi Rama. Në një postim në Facebook, Basha ka kontestuar qëndrimet e mbajtura nga kreu i Ekzekutivit shqiptar. “Shqipëria digjet, Kryeministri krihet. Turizmi në ditën e tij më të zezë. Aksidentet janë shtuar, vrasjet po ashtu. Ekonomia në krizë, papunësia në rritje. Të vetmit sektorë në ngjitje: propaganda dhe sekserët e pushtetit!”, reagon Basha. Më pas qëndrimi zyrtar i PD-së, erdhi nëpërmjet deputetit demokrat, Genc Pollo, i cili u shpreh se “Kryeministri megjithëse qëndroi live e on-line për më shumë se dy orë, nuk dha asnjë shpjegim për çështjet më të mprehta të kësaj kohe; për çështje që shqetësojnë opozitën, por nëse zoti Rama – e ka të vështirë të respektojë opozitën, për shkak të mendësisë së tij, pritej së paku të respektonte opinionin publik. Edhe në këtë rast, injorim pati. Selia blu parashtroi 11 pyetje në adresë të Ramës, për të cilat pretendon se Kryeministri nuk u dha asnjë përgjigje për më shumë se dy orë në konferencën për shtyp.

“Z. Edi Rama nuk sqaroi, nuk dha llogari se: Përse hesht prej 42 ditësh, kur botërisht është parë me prova e me fakte se ai ka inkriminuar Parlamentin duke bërë deputet, pasi dëboi dhunshëm dy gra kandidate nga lista, një person të dënuar për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi? Kush ka më shumë vlerë, një dëshmi penaliteti false, apo vendimi i Gjykatës së Romës? Përse i dha CEZ-it në dorë 95 milionë euro që do t’i paguajnë shqiptarët, përmes faturave ndërkohë që kompania ka 3 miliardë dollarë detyrime ndaj shtetit? 3- Përse kërkon me insistim numrin unik të telefonave të shqiptarëve, IMEI, që mundëson përgjim masiv pa kufi kur kjo është e papranueshme në Europën ku Rama pretendon të na integrojë. Përse nuk u konsultove me ekspertë, me aktorë, me partnerët ndërkombëtarë për reformën e drejtësisë, kur të gjithë e kërkuan këtë, SHBA, BE, OSBE, juristët, shoqëria civile dhe opozita?”, deklaroi Pollo. Ndër çështjet e tjera që sipas PD-së nuk kanë marrë përgjigje nga Rama janë edhe “Si mund të bësh një hartë të re të territorit në vend, pa pyetur qoftë edhe një banor, qoftë edhe një shqiptar të vetëm? Pa marrë zyrtarisht  pëlqimin e komuniteteve vendore, siç e kërkon shprehimisht Kushtetuta. Si shpjegohet që pas një viti në detyrë, nuk ka ende një investim publik, një kantier ndërtimi, një vend të ri pune?

Pse nuk mban asnjë përgjegjësi dhe nuk thua asnjë fjalë për bilancin më tragjik të minierave, ku për një vit kanë humbur jetën më shumë se 13 punëtorë? Përse është inkriminuar administrata me trafikantë e rrëmbyes fëmijësh, nga drejtoritë e rretheve e deri te Kryetari i Këshillit të Qarkut të Vlorës? Përse pas një viti në pushtet, asnjë legalizim nuk është bërë falas, shëndetësia është më e shtrenjtë, të gjithë treguesit e rendit janë përkeqësuar dhe janë humbur mijëra vende pune nga rritja e taksave?”. Një tjetër llogari e PD-së në adresë të kreut të qeverisë janë se “përse nuk zbatoni vendimet e gjykatave të vendit dhe të Gjykatës Kushtetuese? Përse lan e lyen zyrat e Punësimit, kur në fakt, punësimi bëhet në zyrat e deputetëve të PS ku ndodhin këmbime e pazare të turpshme?”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button