Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.00 ▲2.74%
ARI 4,746 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,094 ▼ -0.45% ETH $2,183 ▼ -2.41% XRP $1.3351 ▼ -2.99% SOL $82.1400 ▼ -2.83%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.00 ▲2.74 % ARI 4,746 ▼0.65 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.00 ▲2.74 % ARI 4,746 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Politika

Basha: U larguam nga Kuvendi për të qenë në krah të qytetarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është bashkuar të dielën në mbrëmje protestës së banorëve të “Unazës së Re”.

Kreu i PD, Basha tha se protestat janë një vendim, e kjo protestë e ka marrë vendimin e saj, kur 107 ditë më parë i thanë jo një projekti mafioz të Edi Ramës.

“Projekti i “Unazës së Re” është një skandal ndërkombëtar që tregoi se rrënjët e pushtetit të Ramës janë të krimit dhe paratë e pista. Kjo do kishte kaluar pa asnjë zhurmë, në rast se banorët e “Unazës së Re” do të dorëzonin në errësirë shtëpitë e tyre, vatrat e tyre, dinjitetin e tyre. Por ju e ndaluat këtë, pasi këtu vendimet si mori ligji, kushtetuta, por i mori mafia”, – u shpreh Basha.

Sipas Bashës, Partia Demokratike ka vendosur të jetë në krah të popullit dhe jo krimit.

“Ne jemi larguar nga Kuvendi i krimit për të qenë në krah të qytetarëve shqiptarë. Çdo vendimmarrje nuk duhet të jetë në duar te bandës kriminale, por të popullit, pasi populli duhet të vendosë. Ju duhet të vendosin për të ardhmen tuaj, për Parlamentin dhe qeverinë që meritoni. Ju duhet të vendosni se si duhet të shfrytëzohen burimet, të mirat dhe taksat e vjela nga ky vend”, tha Basha. “Jemi në emergjencë kombëtare dhe nuk shkohet në Europë me zgjedhje të diktuara nga krimi dhe nuk shkohet në Europë me një shtet që duke goditur ligjin e kushtetutën privon fëmijët nga e ardhmja, dënon qytetarin dhe mbështet krimin”, – shtoi Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.