☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 94.80 ▼1.34%
ARI 4,052 ▲2.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,268 ▲ +1% ETH $2,319 ▲ +1.57% XRP $1.2791 ▼ -0.2% SOL $92.8500 ▼ -0.31%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.80 ▼1.34 % ARI 4,052 ▲2.84 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.80 ▼1.34 % ARI 4,052 ▲2.84 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Basha ‘vrau babain e tij politik’? Rama: PS mori një mandat të tretë për të çuar Shqipërinë në nivel tjetër

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në një komunikim me mediat, ku është pyetur edhe për vendimin që Basha mori në lidhje me Berishën, të cilin e përjashtoi nga grupi i PD-së. Rama kur u pyet në lidhje me faktin nëse Basha ‘vrau babain e tij politik’, kryeministri u përgjigj; PS mori një mandat të tretë për të çuar Shqipërinë në nivel tjetër.

“Ndalove në radhë të parë për t’ju uruar të gjithëve një punë të mbarë dhe të frytshme si shërbëtor të publikut në këtë shesh këtu në hyrje të parlamentit. Unë do të angazhohem personalisht dhe PS do të bëjë përpjekjet që të kemi sa më shumë energji të shpenzuara për njerëzit, për problemet e tyre reale. Për sfidat e përbashkëta që ka vendi, për ëndrrat dhe shpresat e tyre, sa më pak energji për atë që politika ka bërë fatkeqësisht në këto vite duke u bërë një pronë e politikanëve, të cilët e kanë abuzuar vijimisht për qëllime, interesa për ambicie që mund të jenë edhe të natyrshme, por që sjanë kurrë të mjaftueshme për t’u ngritur mbi ambiciet dhe hallet e njerëzve.”, tha ai.

“PS sot është në një moment tjetër të rrugëtimit të saj duhet të ndjejë në gjithë qelizat e saj sa shumë punë e energji përfshin kjo” u shpreh Rama ndërsa theksoi edhe një herë dorën e shtrirë për opozitën në këtë mandat qeverisës.

“Ne vijmë në këtë Kuvend për mandatin tonë të tretë me dorën e shtrirë, pa marrë parasysh si do shkonin zhvillimet brenda PD, dhe dora është e shtrirë për të bashkëpunuar në funksion të njerëzve e të vendit” -tha Rama, ndërsa iu përgjigj akuzave për pazare politike.

“Jam shumë i përgatitur të jem në lartësinë e fjalëve duke dhënë shembullin i pari dhe duke u përmirësuar edhe në raport me ju. Jam shumë i vetëdijshëm që pa dashje pa menduar se mund të kem tejkaluar kufirin, kam krijuar shqetësime për ju. Ju jap fjalën që do bëj cmos për të qenë në dispozicionin tuaj i urtë i dashur. E kuptoni se sa e madhe është sfida jonë. Trishtimet dhe gëzimet janë shumë të brendshme për t’i shpërdoruar për diçka që i përket një tjetër kampi politik” u shpreh Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.