☁️
Tiranë 20°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,754 ▲0.53%
DOW 52,760 ▲0.5%
NASDAQ 26,690 ▲1%
NAFTA 97.68 ▼0.14%
ARI 4,144 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,581 ▲ +2.43% ETH $2,498 ▲ +2.5% XRP $1.3877 ▲ +4.65% SOL $108.3200 ▲ +2.26%
S&P 500 7,754 ▲0.53 % DOW 52,760 ▲0.5 % NASDAQ 26,690 ▲1 % NAFTA 97.68 ▼0.14 % ARI 4,144 ▲0.02 % S&P 500 7,754 ▲0.53 % DOW 52,760 ▲0.5 % NASDAQ 26,690 ▲1 % NAFTA 97.68 ▼0.14 % ARI 4,144 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Politika

“Bashkë drejt finishit”, Gogu me Komisionerin McGrath: Vettingu u mbyll me sukses, fokus ulja e stokut në gjykata

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi dje takimin e parë me Komisionerin e BE-së për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, në kuadrin e Konferencës Ndërqeveritare të Grupkapitullit 1 që u zhvillua këtë javë në Bruksel.

Takimi u zhvillua një ditë pas miratimit të Pozicionit të Përbashkët të BE-së mbi Grupin 1 të negociatave — Themeloret — duke e vendosur bisedën në kontekstin e drejtpërdrejtë të mbylljes së kapitujve 23 dhe 24.

Komisioneri McGrath vlerësoi miratimin e piketave të ndërmjetme (IBAR) si “arritje të rëndësishme” për Shqipërinë, duke theksuar se puna e mbetur përpara është e konsiderueshme, por edhe se BE-ja është e vendosur ta mbështesë Shqipërinë deri në vijën e finishit — anëtarësimin europian. McGrath shprehu gjithashtu kënaqësinë për vizitën e ardhshme në Tiranë.

Ministri Gogu vuri në dukje se reforma në drejtësi ka kaluar fazën strukturore. “Kemi ngritur strukturën e sistemit. Vettingu u mbyll me sukses. SPAK punon. Tani ka ardhur koha e performancës institucionale — trajtimi i vonesave në vlerësime, ulja e backlogut dhe ekzekutimi efektiv i vendimeve gjyqësore”, tha Ministri.
Biseda u fokusua në tre shtylla kryesore: pavarësia e pakthyeshme e gjyqësorit si standard europian dhe jo si kusht politik i izoluar; matjet konkrete të progresit — ulja e backlogut të Gjykatës së Lartë, platforma JURONIX dhe harmonizimi i statistikave gjyqësore; si dhe fushat e bashkëpunimit teknik me DG JUST për sistemin e integruar të menaxhimit të çështjeve, alternativat ndaj paraburgimit, dhe Shkollën e Magjistraturës.

Ministri Gogu theksoi se Shqipëria synon të jetë jo vetëm marrëse e ekspertizës europiane, por kontribuese aktive në dialogun europian mbi sundimin e ligjit — duke evokuar Forumin e Drejtësisë të Tiranës dhe Kongresin Botëror të Ligjit. Takimi u vlerësua si fillim i një marrëdhënieje pune të rëndësishme institucionale, me perspektivën e vizitës së Komisionerit McGrath në Tiranë në muajt e ardhshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.