☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,479 ▼0.43%
DOW 51,935 ▼0.13%
NASDAQ 26,267 ▼0.42%
NAFTA 75.69 ▲0.56%
ARI 4,368 ▲0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $65,412 ▼ -1.02% ETH $1,766 ▼ -2.06% XRP $1.2079 ▼ -1.72% SOL $73.2900 ▼ -1.05%
S&P 500 7,479 ▼0.43 % DOW 51,935 ▼0.13 % NASDAQ 26,267 ▼0.42 % NAFTA 75.69 ▲0.56 % ARI 4,368 ▲0.31 % S&P 500 7,479 ▼0.43 % DOW 51,935 ▼0.13 % NASDAQ 26,267 ▼0.42 % NAFTA 75.69 ▲0.56 % ARI 4,368 ▲0.31 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Politika

Bruksel- Ministrja Ibrahimaj prezanton prioritetet e Kryesisë shqiptare të CEFTA 2026

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Mbledhjen Ministrore mbi prioritetet e CEFTA 2026, e zhvilluar në Bruksel, ku Shqipëria, në cilësinë e Kryesisë së radhës, prezantoi vizionin dhe prioritetet për forcimin e integrimit ekonomik rajonal dhe afrimin gradual me Tregun Unik Evropian.

Në fjalën e saj hapëse, ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e momentit për Shqipërinë, pas konfirmimit zyrtar të përmbushjes së standardeve të ndërmjetme për Klasterin 1 – “Themeloret”, gjatë Konferencës së 8-të të Anëtarësimit ndërmjet Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Ky zhvillim hap rrugën për mbylljen e negociatave teknike të avancuara, përfshirë Kapitullin 30 që lidhet me tregtinë ndërkombëtare.

Gjatë takimit, ministrja Ibrahimaj vlerësoi rolin e CEFTA-s si një platformë kyçe për përgatitjen e vendeve të rajonit drejt integrimit në Tregun Unik të BE-së, në përputhje me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe Planin e Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal 2025–2028.

Në kuadër të Kryesisë shqiptare të CEFTA-s për vitin 2026, Ministrja prezantoi prioritetet e Shqipërisë të fokusuara në krijimin e një CEFTA-je më të ndërlidhur përmes:

* reduktimit të kohës së pritjes në kufi,

* avancimit të infrastrukturës digjitale,

* harmonizimit më të thellë me standardet e Bashkimit Evropian,

* forcimit të koordinimit institucional.

Ministrja Ibrahimaj theksoi gjithashtu rëndësinë e avancimit të nismave SEED+ dhe Green Lanes, harmonizimin e orareve të punës në pikat kufitare, si dhe mundësinë e operimit 24/7 në disa pika strategjike kufitare.

Shqipëria rikonfirmoi mbështetjen për njohjen reciproke të nënshkrimeve elektronike, vulave elektronike dhe rezultateve të testimit të produkteve, si hapa konkretë drejt lehtësimit të tregtisë pa dokumente fizike dhe rritjes së transaksioneve digjitale në rajon.

Gjithashtu, ministrja Ibrahimaj nënvizoi rëndësinë e njohjes së kualifikimeve profesionale për të lehtësuar lëvizjen e lirë të fuqisë punëtore dhe krijimin e më shumë mundësive ekonomike për qytetarët e rajonit.

Në përfundim, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian dhe për punën e Sekretariatit të CEFTA-s në mbështetje të Kryesisë shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.