☁️
Tiranë 20°C · Vranët 16 June 2026
S&P 500 7,554 ▲1.65%
DOW 51,671 ▲0.92%
NASDAQ 26,684 ▲3.07%
NAFTA 81.43 ▲0.84%
ARI 4,338 ▼0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201 EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201
₿ CRYPTO
BTC $66,411 ▲ +1.02% ETH $1,798 ▲ +4.16% XRP $1.2430 ▲ +4.82% SOL $74.1900 ▲ +3.68%
S&P 500 7,554 ▲1.65 % DOW 51,671 ▲0.92 % NASDAQ 26,684 ▲3.07 % NAFTA 81.43 ▲0.84 % ARI 4,338 ▼0.32 % S&P 500 7,554 ▲1.65 % DOW 51,671 ▲0.92 % NASDAQ 26,684 ▲3.07 % NAFTA 81.43 ▲0.84 % ARI 4,338 ▼0.32 %
EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201 EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201
16 Jun 2026
Breaking
Politika

Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, themel për pritshmëritë e qytetarëve dhe integrimin në BE

Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes dhe Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri kanë zhvilluar një tryezë diskutimi me ekspertë mbi reformën në drejtësi dhe perceptimin publik, ku në fokus ishte ecuria e reformës dhe pritshmëritë e qytetarëve në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner, vlerësoi punën e bërë nga institucionet shqiptare në kuadër të procesit të integrimit europian, duke theksuar se mbështetja e Bashkimit Europian mbetet e vazhdueshme, por edhe e kushtëzuar nga rezultatet konkrete në fushat kyçe të shtetit të së drejtës.

“Ne nuk kishim planifikuar publikimin që do të qëllonte në javën e miratimit të IPARD. Përgëzoj qeverinë shqiptare dhe ata që janë përfshirë në kapitujt 23 dhe 24. Miratimi i IBAR është njohje e punës suaj”, u shpreh ambasadori Bergner, duke iu referuar progresit të Shqipërisë në procesin e negociatave me Bashkimin Europian.

Ai shtoi se në diskutimet në Bruksel është nënvizuar rëndësia e Grupkapitullit 1, i cili lidhet drejtpërdrejt me qeverisjen e mirë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

“Ne e kemi deklaruar edhe në situata të ndryshme inkurajimin për punën e ardhshme. Diskutimet në Bruksel e kanë treguar rëndësinë e asaj që quhet Grupkapitulli 1: qeverisja e mirë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe ligji i së drejtës. Të gjitha këto janë kushte paraprake për një progres të mëtejshëm”, theksoi ai.

Në tryezë u prezantua edhe një studim mbi perceptimin e qytetarëve për reformën në drejtësi, i cili sipas organizatorëve synon të sjellë një pasqyrë më të qartë të mënyrës se si qytetarët e vlerësojnë funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe shërbimet publike.

Duke e komentuar studimin, Ambasadori Bergner u shpreh se ai përfaqëson një qasje shkencore dhe të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve, të cilët ai i përshkroi si “klientë” të shërbimeve publike në një shtet modern demokratik.

“Studimi që do prezantojmë sot është një studim shkencor dhe shton perspektivën e asaj që unë e quaj klientët. Në një shtet demokratik modern ka të bëjë me faktin që i gjithë ky rrugëtim lidhet ngushtë me cilësinë e shërbimeve që jepen: në arsim, drejtësi, infrastrukturë. Është shumë e rëndësishme të dini çfarë dëshirojnë klientët tuaj: qytetarët tuaj”, deklaroi ai.

Sipas ambasadorit, qëllimi i studimit është të kuptojë tendencat e perceptimit të qytetarëve për reformën në drejtësi dhe të ndihmojë institucionet në përmirësimin e mëtejshëm të sistemit.

Ndërkohë, në diskutim u theksua se Ministria e Drejtësisë synon zbatimin e plotë të reformës në drejtësi jo vetëm si kusht për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por edhe si një proces që lidhet drejtpërdrejt me pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike.

“Ministria e Drejtësisë ka për synim të zbatojë reformën në drejtësi. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për hyrjen në BE, sepse hyrja në BE është qershia mbi tortë, por ka të bëjë me pritshmëritë e qytetarëve”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.