☁️
Tiranë 14°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,394 ▲0.4%
DOW 45,502 ▲0.74%
NASDAQ 20,978 ▲0.14%
NAFTA 101.58 ▲1.95%
ARI 4,564 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,765 ▲ +1.73% ETH $2,073 ▲ +3.98% XRP $1.3458 ▲ +1.5% SOL $84.4000 ▲ +2.96%
S&P 500 6,394 ▲0.4 % DOW 45,502 ▲0.74 % NASDAQ 20,978 ▲0.14 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,564 ▲0.88 % S&P 500 6,394 ▲0.4 % DOW 45,502 ▲0.74 % NASDAQ 20,978 ▲0.14 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,564 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

”Bashkë për Shqipërinë”, SHBA e BE: Avancimi i saj, çelësi i stabilitetit europian!

Avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian, thuhet në deklaratën e përbashkët të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.
Në këtë moment kritik të historisë evropiane, i shënuar nga agresioni i pajustifikueshëm i kryer nga Rusia kundër Ukrainës, avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian”, nënvizohet në dokument.

Në deklaratë thuhet se BE dhe SHBA mirëpresin një propozim kompromisi që merr parasysh interesat dhe shqetësimet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë “bazuar në respektin, besimin dhe mirëkuptimin reciprok”.

“Vendimi sovran i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të jetë i rëndësishëm për të ecur përpara. Kjo frymë e kompromisit konstruktiv mbi të cilin është ndërtuar integrimi evropian duhet të vazhdojë të frymëzojë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces historik”, theksohet më tej.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara shprehen të përkushtuara për bashkëpunim më të ngushtë në Ballkanin Perëndimor, duke i mëshuar idesë se “Sigurimi i stabilitetit dhe prosperitetit dhe realizimi i së ardhmes së tyre evropiane dhe euroatlantike mbetet qëllimi ynë i përbashkët”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.