☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,659 ▲ +0.05% ETH $2,004 ▼ -0.19% XRP $1.3264 ▼ -1.09% SOL $82.0800 ▼ -0.57%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Politika

“Bashkëpunim elektoral e parlamentar”, Berisha zbardh takimin me Metën

Dy aleatët opozitar Sali Berisha e Ilir Meta kanë zhvilluar dje një tjetër takim në selinë blu. Mëngjesin e sotëm, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është parë sërish të ngjisë shkallët e PD, për një takim me aleatin e tij, Sali Berisha në zyrën e këtij të fundit.

Detajet e bisedës, ish kryeministri Berisha i zbuloi përmes një postimi në rrjete sociale

“Sot, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të PD z. Flamur Noka, zhvilluam një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, ish Presidentin Ilir Meta dhe n/Kryetarit të kësaj partie, Dr. Petrit Vasili.

Në këtë takim u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve tona të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës.

Bashkëpunimi elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat ishin çështje për të cilat u diskutua me frymë të plotë mirëkuptimi.”- shkruan Berisha në facebook.

Takimi vjen pak ditë pasi Sali Berisha shpalli datën e dytë të protestës kombëtare, e planikuar më 6 dhjetor, pikërisht ditën kur është parashikuar të mbahet në Tiranë Samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor. Ndërsa vetë kreu i Partisë së Lirisë ende nuk e ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me pjesëmarrjen në këtë protestë.

Sakaq, takimi vjen një ditë para seancës plenare ku pritet të miratohet buxheti 2023 si edhe marrëveshja për Portin e Durrësit, ku dy aleatët opozitarë pritet të rakordojnë qëndrimet e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.