☁️
Tiranë 9°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500
DOW 46,336 ▲1.66%
NASDAQ 22,020 ▲1.72%
NAFTA 88.13 ▼10.28%
ARI 4,415 ▼3.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,929 ▲ +3.78% ETH $2,161 ▲ +4.68% XRP $1.4389 ▲ +3.84% SOL $91.6300 ▲ +5.42%
S&P 500 DOW 46,336 ▲1.66 % NASDAQ 22,020 ▲1.72 % NAFTA 88.13 ▼10.28 % ARI 4,415 ▼3.49 % S&P 500 DOW 46,336 ▲1.66 % NASDAQ 22,020 ▲1.72 % NAFTA 88.13 ▼10.28 % ARI 4,415 ▼3.49 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Bashkëpunimi Serbi – Shqipëri, me rëndësi për stabilitetin e Ballkanit

Beograd: Në konferencën ndërkombëtare “Serbia dhe Shqipëria – drejt të ardhmes evropiane” është prezantuar hulumtimi i Lëvizjes Evropiane në Serbi dhe Fondacionit Fridrih Ebert, i cili tregoi se bashkëpunimi bilateral dhe mirëkuptimi i ndërsjellë i të dyja vendeve është me rëndësi strategjike për stabilitetin e rajonit dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetarja e Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Lëvizjes Evropiane në Serbi, Jelica Miniç, theksoi se problemet që paraqiten tek qytetarët kur janë në pyetje marrëdhëniet e dy vendeve vijnë nga shkalla e informimit për njëri-tjetrin, që është shumë i ulët, porse “qytetarët e të dyja vendeve mendojnë se avancimi i marrëdhënieve është shumë me rëndësi, si për vendet, ashtu edhe për rajonin në tërësi.”

“Avancimi i marrëdhënieve jo për t’i pëlqyer vendeve të Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por kjo është me rëndësi thelbësore për dy popujt”,- tha Miniç. Ajo shtoi se qytetarët konsiderojnë se nevojitet të përmirësohet bashkëpunimi ekonomik, turizmi dhe shkëmbimi kulturor mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Albert Rakipi, drejtori ekzekutiv i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare nga Tirana, tha se pavarësisht mospajtimeve për disa qëndrime të caktuara, ekziston edhe një numër i caktuar i çështjeve mbi të cilat përkojnë qëndrimet e dy shoqërive dhe se të dy shoqëritë përcollën mesazhin se mbështesin përforcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Pavarësisht nga ndasitë lidhur me çështjet e rëndësishme, lidhur me pikëpamjet e ndryshme për të kaluarën, porosia ishte e qartë edhe në këtë hulumtim, ndërsa ajo është se është koha e fundit që të dy shoqëritë të fillojnë të mendojnë për forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella”,- tha Rakipi.

Duke theksuar se për herë të parë edhe kompanitë shqiptare tregojnë interesim për tregun serb, Rakipi tha se është konstatuar se kohën e fundit ekziston gjithnjë e më tepër shkëmbim në aspektin e komunikimit të të rinjve, përfaqësuesve të mediave, shkëmbimit kulturor dhe se në Tiranë është regjistruar edhe numër më i madh i turistëve serbë. “Nuk është ndonjë e arritur e madhe, por sidoqoftë paraqet një hap përpara dhe kontribuon që gjërat të ndryshojnë edhe në marrëdhëniet bilaterale mes Shqipërisë dhe Serbisë”,- shtoi Rakipi.

Siç pohoi drejtori i Fondacionit Fridrih Ebert, Hajnc Albert Hutmaher, qëllimi i kësaj konference është të kultivojë dhe ofrojë mbështetje ndaj marrëdhënieve dhe të përmirësojë të njëjtat mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe të krijojë mundësi të zhvillimit të modalitetit dhe mekanizmave, të cilët do të sjellin marrëdhënie cilësore mes dy vendeve.

Konferencën ndërkombëtare e organizuan Lëvizja Evropiane në Serbi dhe Fondacioni Fridrih Ebert, ndërsa pritet që konferenca të kontribuojë në procesin e përmirësimit të marrëdhënieve duke u fokusuar në katër tema kyçe: çështjet e hapura mes Serbisë dhe Shqipërisë, roli i shoqërive civile në promovimin e projekteve të përbashkëta serbo-shqiptare, roli i mediave në krijimin e perceptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimi rinor mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.