🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,584 ▲0.04%
DOW 46,320 ▲0.24%
NASDAQ 21,875 ▼0.33%
NAFTA 91.30 ▲3.6%
ARI 4,406 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,244 ▼ -1% ETH $2,146 ▼ -0.95% XRP $1.4084 ▼ -3.67% SOL $90.3000 ▼ -1.01%
S&P 500 6,584 ▲0.04 % DOW 46,320 ▲0.24 % NASDAQ 21,875 ▼0.33 % NAFTA 91.30 ▲3.6 % ARI 4,406 ▼0.02 % S&P 500 6,584 ▲0.04 % DOW 46,320 ▲0.24 % NASDAQ 21,875 ▼0.33 % NAFTA 91.30 ▲3.6 % ARI 4,406 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Bashkëqeverisja/ Rama publikon draftin, ja ç’kërkon nga shqiptarët

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur këtë të hënë me postimin e një drafti që e quan Platformën e bashkeqeverisjes me qytetarët shqiptarë

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Rama i fton qytetarët shqiptarë të regjistrohen http://shqiperiaqeduam.al/ për tu bërë pjesë e bashkëqeverisjes me kritikat dhe sugjerimet e tyre.

MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë draft të parë të Platformës së Bashkëqeverisjes ME TY PËR SHQIPËRINË QË DUAM, ku mirëpresim kritikat e sugjerimet tuaja për organizimin e platformës, ju uroj një javë të mbarë!

ram
PLATFOTMA

“Shqipëria që duam” është një platformë e hapur komunikimi e ndërveprimi me qytetarët që do të shërbejë për t’ju dëgjuar në kohë reale për çështje të aktualitetit politik e qeverisës; për të diskutuar me ju reforma e masa të rëndësishme dhe mundësuar ndikimin tuaj mbi politikat qeverisëse në çdo sektor e mbi punën e çdo ministrie apo institucioni të varësisë; për të luftuar së bashku korrupsionin, evidentuar tepsixhinjtë apo parazitët e çdo niveli, duke i goditur me zero tolerancë e nxitur zgjidhjen e ndershme të problemeve komunitare apo vetjake të kujtdo prej jush.

Qeveria e re do të jetë në një koalicion real me njerëzit e zakonshëm që së bashku të rrëzojmë sa të mundim, muret qorre e shurdhe të godinave të shtetit, që nga bulevardi i Tiranës deri në çdo skaj të vendit.

Shqipëria që duam është mbi të majtën e mbi të djathtën. Shteti që duam është i qytetarëve, jo i pushtetarëve. Sfidat e Shqipërisë sot, nuk janë sfida socialiste apo sfida demokrate, por janë sfida shqiptare. Të vetëdijshëm për barrën e madhe të përgjegjësisë që na u besua, qeveria e re do të bashkëqeverisë me njerëzit e zakoshëm të këtij vendi në një përpjekje shqiptare, të përbashkët, për ta bërë Shqipërinë më të mirë.

1 Koment

  • shqip 10 July 2017, 11:58

    Rama.Asnje gje nuk do besh per popullin ne qofte se nuk ka drejtesi dhe kudo korrupsion.Nuk ka ligje per keto dy plage te renda qe jane krijuar qysh 100 vjet me pare.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.