☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.96 ▲2.33%
ARI 4,493 ▼0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,643 ▲ +0.08% ETH $2,011 ▲ +0.32% XRP $1.3411 ▲ +0.43% SOL $82.7400 ▲ +0.25%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.96 ▲2.33 % ARI 4,493 ▼0.7 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.96 ▲2.33 % ARI 4,493 ▼0.7 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Bashkia Elbasan- Përballje ‘eksperience’ mes Qazim Sejdinit dhe Ardian Turkut

Beteja për bashkinë e Elbasanit vë përballë dy personalitete dhe figura të njohura në këtë qytet, të cilët e kanë drejtuar edhe më parë këtë bashki, duke synuar eksperiencën e tyre në drejtimine këtij qyteti.

Partia Socialiste dhe aleatët e saj kanë zgjedhur që për këtë bashki, mjaft të rëndësishme të rikandidojnë për herë të tretë kryetarin aktual të bashkisë, Qazim Sejdini. Ndërsa PD ka vendosur që përballë Sejdinit të kandidojë Ardian Turku, i cili është deputet në Kuvend, por më parë.

Qazim Sejdini është kryetari i 22-të i Bashkisë së Elbasanit. Ai u zgjodh në mars të vitit 2007 dhe bëri betimin në Maj të po atij viti. Lindi në Elbasan në 12 shkurt të 1951. Ndoqi shkollën e mesme Jeronim De Rada dhe vazhdoi edukimin e tij të lartë në Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës, nga 1968-1970, në degën e Edukimit Fizik. Nga 1973-1978 vazhdoi studimet e larta në Universitetin Aleksandër Xhuvani të Elbasanit, në degën Histori-Gjeografi. Në vitet 1983-1987, ai ndoqi studimet në Institutin e edukimit fizik Vojo Kushi në Tiranë.

Në 1970 Z. Sejdini kreu shërbimin ushtarak, më pas në 1973 ai punoi si mësues historie, gjeografie dhe edukimi fizik në shkollën 9-vjeçare të Labinot Mal-it. Më pas në vitin 1974, ai u bë instruktori i Komitetit të Rinisë në Elbasan. Në vitet 1983-1992 ai punoi në Sport Klub Elbasani, fillimisht si Inspektor i lojrave me dorë e më pas ai zuri vendin e Shefit të Klubit të Sportit te Elbasanit.

Në 1995 Z. Sejdini u zgjodh President i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Elbasanit. Një vit më vonë ai u zgjodh President i Shoqatës së Doganierëve të Shqipërisë dhe nga maji i 2002 deri në maj 2004 ai ishte President i Unionit të Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë së Shqipërisë. Në tetor 2002 deri në Maj 2005 ai u zgjodh Prefekt i Prefekturës së Elbasanit.

Aktualisht kryebashkiaku Qazim Sejdini është në përfundim të mandatit të tij të dytë në drejtimin Bashkisë së Elbasanit.

Kandidati i Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj për bashkinë e Elbasanit, Ardian Turku është diplomuar për Fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës në vitin 1979. Në vitet 1982-1983 është specializuar për pedagogji dhe psikologji. Nga viti 1992 deri në vitin 1997 ka dhënë mësim si pedagog në Departamentin e Psikologjisë dhe Edukimit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan. Në vitin 1997 merr titullin Doktor i Shkencave.

Në periudhën nga viti 2003 deri në vitin 2007 ka qënë kryetar i Bashkisë së Elbasanit. Gjatë karrierës së tij politike, Turku ka qënë zëvendëskryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Ardian Turku ka mbajtur postin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në vitin 2009.

Turku gjithashtu ka botuar disa libra në periodikun shkencor si: Bazat shkencore të edukimit special, Paaftësia specifike në të nxënësi kategori e veçantë e edukimit special, Vështrim panoramik i pikëpamjeve dhe ndihmës së Vygotsky, Botime tekstesh dhe manualesh Universitare, Guidë e praktikës pedagogjike 2. Modularët e vlerësimit të praktikës pedagogjike. Aktualisht, Ardian Turku është deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.