Kosova

Bashkimi Evropian flet për propozimin për rrugën ‘Slobodan Milosheviq’

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e ka quajtur të papranueshme iniciativën e Asamblesë komunale të Ranillugut për ta emërtuar një rrugë të kësaj komune me emrin e diktatorit serb, Slobodan Milosheviq.

bashkimi-evropian-flet-p-euml-r-propozimin-p-euml-r-rrug-euml-n-lsquo-slobodan-milosheviq_hdNë një deklaratë për KALLXO.com, Zyra e BE-së në Prishtinë ka thënë se një iniciativë e tillë nuk i kontribuon dialogut dhe mirëbesimit ndëretnik në Kosovë.

“Propozimin për ta emërtuar një rrugë me emrin e një personi të akuzuar nga Gjykata e Hagës për krime të luftës ne e shohim si shumë të papranueshëm”, ka thënë Zyra e BE-së në Kosovë.

“Një propozim i tillë nuk i kontribuon as qeverisjes së përgjegjshme në nivelin lokal as e inkurajon dialogun dhe mirëbesimin ndërmjet komuniteteve të ndryshme në Kosovë”, u shpreh kjo zyrë.

BE i ka ftuar politikanët e të gjitha niveleve në Kosovë që ta lënë mbrapa të kaluarën.

“Politikanët e Kosovës të të gjitha niveleve nuk duhet t’i keqpërdorin përvojat e dhimbshme nga e kaluara në adresimin e çështjeve të së ardhmes”, thuhet në përgjigje.

Propozimi që erdhi nga kjo komunë e re në Kosovë me shumicë serbe ka ngjallur reagime të shumta nga shoqëria dhe institucionet e Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button