☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.42 ▼1.12%
ARI 4,417 ▲0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,749 ▼ -3.01% ETH $2,063 ▼ -4.11% XRP $1.3663 ▼ -2.47% SOL $86.4900 ▼ -4.83%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.42 ▼1.12 % ARI 4,417 ▲0.93 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.42 ▼1.12 % ARI 4,417 ▲0.93 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Bashkimi i tregjeve energjetike Kosovë-Shqipëri, arritje e rëndësishme për të dyja vendet

Kosova dhe Shqipëria së bashku do të jenë pjesë e një blloku të rëndësishëm energjetik dhe rajonal me rëndësi ekonomike, politike dhe gjeopolitike.

Kështu u tha në ceremoninë zyrtare të organizuar nga Operatori i Sistemit Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) në emër të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike- ALPEX, me rastin e funksionalizimit të Tregut një Ditë Para për Zonën Ofertuese të Kosovës dhe Bashkimi i Tregjeve të Energjisë Elektrike Kosovë-Shqipëri.

Kryeministri Albin Kurti, tha se ky është moment historik për sektorin e energjisë për të dy vendet, pasi sipas tij, kjo do të ketë rol në zhvillimin ekonomik si dhe në transparencën ne sektorin e energjisë.

Ai tha se thellimi i bashkëpunimeve ndërkufitare është një nga metodat më të mira për t’u përballur me sfidat dhe vështirësitë në këtë sektor.

Kurti gjithashtu tha se tregu i përbashkët krijon mundësi të reja biznesi dhe se bashkimi i tregjeve të energjisë elektrike Kosovë-Shqipëri është hap strategjik për një ekosistem energjetik më efikas.

Duke folur për rëndësinë e kësaj ngjarje, kreu i Qeverisë tha se nëpërmjet këtij bashkëpunimi do të krijohet një mjedis më i favorshëm për tërheqjen e investimeve të huaja.

Ai gjithashtu foli edhe për krizën e fundit energjetike për të cilën tha se ajo nuk ka shkuar dëm, pasi sipas tij, mësimin dhe përvojën e fituar po e kthejnë në bashkëpunim dhe mundësi të reja.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli thotë se kjo është, ka qenë dhe mbetet një aspiratë e përhershme historike e Kosovës që politik bërjen në sektorin e energjisë ta bëjë në një mënyrë të tillë që e sheh dhe vlerëson këtë komplementaritet dhe e zhvillon edhe më tej.

Ky bashkim është i rëndësishëm e shpreh edhe kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Evetar Zeqiri duke shtuar se kjo nuk do të arrihej pa vizionin largpamës të të dy qeverive, mbështetjen e pafund të ministrive respektive të dy shteteve.

Ai tha se kjo marrëveshje është epilog i një procesi të reformave të mbi dy dekadave në sektorin e energjisë.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin edhe drejtoresha e misionit të USAID në Kosovë Eileen Devitt, dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. /KosovaPress/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.