BB-ja premton 200 milionë dollarë ndihmë për të luftuar epideminë Ebola
Banka Botërore premton një ndihmë prej 200 milionë dollarë për të ndihmuar Ginenë, Liberian dhe Sierra Leonen që të përballen me epideminë Ebola, njoftohet në një komunikatë të paraitur sot në Uashington.
Presidenti i BB-së, Jim Yong Kim, i cili është vetë doktor i specializuar në sëmundjet infektive, shprehu shqetësimin e tij duke theksuar se “shumë jetë janë në rrezik nëse nuk arrijmë të bllokojmë epideminë Ebola “.
Deri tani, ethet hemoragjike kanë vararë 887 persona në Afrikën Perëndimore, sipas një bilanci të fundit të kryer nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBT).
Shpallja e kësaj ndihme u bë gjatë ditës së parë të një mbledhjeje SHBA-Afrikë që zhvillohej në Uashington dhe mblidhte delegazionet e rreth 50 vendeve afrikane.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.