🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 100.76 ▲2.08%
ARI 4,996 ▼1.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $73,305 ▲ +2.44% ETH $2,249 ▲ +6.68% XRP $1.4764 ▲ +4.8% SOL $93.1800 ▲ +5.55%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 100.76 ▲2.08 % ARI 4,996 ▼1.3 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 100.76 ▲2.08 % ARI 4,996 ▼1.3 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

BB: Në Shqipëri 48 % e të punësuarve informal

aa Studimi i Bankës Botërore vlerëson se, në sektorin e ndërtimit 70% e të punësuarve nuk deklarohen, në sektorin e shërbimeve madhësia e informalitetit është 35% dhe në sektorin e industrisë është 46 %…

Tregu i punës në Shqipëri në sektorët jobujqësore është 48 % në informalitet. Shifrat alarmante për të punësuarit e padeklaruar i ka dhënë Banka Botërore në një studim të posaçëm të publikuar kohët e fundit për tregun e Punës në Shqipëri. Raporti e “Sfidat e tregut të punës në Shqiperi, i publikuar në maj 2015, ka të dhënat nga viti 2011 deri në 2013 dhe 2014.

Banka Botërore vëren se, niveli arsimor i punëtorëve jashtë bujqësisë është gjithashtu i ulët, veçanërisht në disa sektorë. Sektori i ndërtimit thith shumë punëtorë të pakualifikuar, ku më shumë se gjysma e vendeve të punës të ndërtimit janë të zëna nga punonjës me arsim fillor. Në të kundërt të ndërtimit, sektori i shërbimeve ka shumicën e punonjësve të kualifikuar. Rreth 82 për qind e punonjësve në shërbime janë me arsim të lartë.

Studimi i Bankës Botërore vlerëson se, në sektorin e ndërtimit 70% e të punësuarve nuk deklarohen, në sektorin e shërbimeve madhësia e informalitetit është 35% dhe në sektorin e industrisë është 48%, sipas të dhënave të përpunuara nga Census (LFS) 2011. Edhe të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave konfirmojnë se të ardhurat nga sigurimet kanë mbetur në nivelin e 4% të PBB-së, sa gjysma e mesatares së rajonit.

Nga ana tjetër referuar të dhënave të INSTAT shihet se, në sektorin e shërbimeve janë të angazhuar 62% e të punësuarve, në sektorin e ndërtimit 10%, ndërsa në atë të industrisë 28%. Banka Botërore ka konstatuar se Shqipëria përballet me sfida të shumta të tregut të punës. Sektori i bujqësisë punëson një pjesë të madhe të fuqisë punëtore, më aftësi të ulta, shumica e të cilëve janë punëtorë të papaguar të familjes ose të vetë-punësuar. Jashtë bujqësisë, informaliteti është i lartë dhe shumë prej tyre janë me kualifikim të ulët. Shifrat e e punësimit tregojnë rezultate të dobëta tek gratë dhe tek të rinjtë. Banka e Botërore rekomandon që  Shqipëria duhet të ketë një axhendë politike për të angazhuar me punë të varfrit, në të cilën mundësitë për punësim të jenë të arritshme për të gjithë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.