☁️
Tiranë 12°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,584 ▲1.19%
DOW 46,218 ▲1.4%
NASDAQ 21,930 ▲1.31%
NAFTA 90.60 ▼7.77%
ARI 4,378 ▼4.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,447 ▲ +2.49% ETH $2,131 ▲ +2.45% XRP $1.4314 ▲ +2.72% SOL $89.9600 ▲ +2.99%
S&P 500 6,584 ▲1.19 % DOW 46,218 ▲1.4 % NASDAQ 21,930 ▲1.31 % NAFTA 90.60 ▼7.77 % ARI 4,378 ▼4.31 % S&P 500 6,584 ▲1.19 % DOW 46,218 ▲1.4 % NASDAQ 21,930 ▲1.31 % NAFTA 90.60 ▼7.77 % ARI 4,378 ▼4.31 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Bota

BE dhe Australia drejt finalizimit të marrëveshjes tregtare

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërriti sot në Australi, në vizitën e saj të parë zyrtare në këtë vend që nga marrja e detyrës, mes shpresave se Bashkimi Evropian dhe Kanberra mund të finalizojnë më në fund një marrëveshje të tregtisë së lirë pas vitesh negociatash.

Von der Leyen mbërriti në Sidnej, ku zhvilloi një takim me Guvernatorin e Përgjithshëm të Australisë dhe mori pjesë në një ceremoni tradicionale mirëseardhjeje.

Më pas ajo do të udhëtojë drejt Kanberrës, ku pritet të takohet me kryeministrin Anthony Albanese dhe t’i drejtohet parlamentit australian.

Presidentja e KE-së shoqërohet në këtë vizitë nga komisioneri evropian i Tregtisë, Maros Sefcovic, çka ka rritur pritshmëritë se të dyja palët mund të hedhin firmën mbi marrëveshjen e shumëpritur tregtare.

Megjithatë, disa çështje mbeten ende të pazgjidhura, veçanërisht kërkesa e Australisë për akses më të madh të mishit të qengjit dhe viçit në tregun evropian.

Australia ka sinjalizuar më herët se mund të heqë taksën për makinat luksoze evropiane në këmbim të një hapjeje më të madhe të tregut të BE-së për produktet e saj bujqësore.

Po ashtu, përdorimi në Australi i emërtimeve gjeografike për produkte si djathi dhe vera ka qenë një tjetër pikë mosmarrëveshjeje në negociata.

Kanberra ka shtuar përpjekjet për të diversifikuar tregjet e eksportit, sidomos pas përplasjes me Pekinin në vitin 2020, kur eksportet bujqësore australiane u bllokuan për disa vite, si dhe pas vendosjes së tarifave tregtare amerikane vitin e kaluar. Aktualisht, Bashkimi Evropian është partneri i tretë më i madh tregtar i Australisë dhe burimi i dytë më i madh i investimeve të huaja. /Ad.Ab./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.