🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 21 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 97.92 ▲0.1%
ARI 4,152 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,533 ▲ +2.32% ETH $2,493 ▲ +2.23% XRP $1.3926 ▲ +4.78% SOL $108.1900 ▲ +2.01%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.92 ▲0.1 % ARI 4,152 ▲0.23 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.92 ▲0.1 % ARI 4,152 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Kosova

BE-ja i reagon Daçiqit për “flamurin serb mbi Prizren” dhe i kërkon Serbisë ta arrestojë Radoiçiqin

Bashkimi Evropian i ka reaguar deklaratës së ministrit serb Ivica Daçiq se “flamuri serb do të valvitet mbi Prizren”, duke kërkuar veprime të përgjegjshme nga liderët politikë. Siç njofton Gazeta Express, e cila ka kërkuar qëndrimin e Brukselit zyrtar si ndërmjetës në procesin e normalizimit Kosovë–Serbi, një zëdhënës i BE-së ka thënë se liderët duhet të kontribuojnë për besim dhe stabilitet rajonal.

“Presim që të gjithë liderët politikë të veprojnë me përgjegjësi dhe të kontribuojnë në një mjedis besimi e stabiliteti rajonal, si dhe në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i BE-së për Gazetën Express.

Deklarata e Daçiqit, e bërë gjatë një paraqitjeje publike në prag të zgjedhjeve nacionale që do të mbahen në Serbi, kishte nxitur reagime të ashpra në Kosovë ditët e fundit.

Në të njëjtën përgjigje, BE-ja ka shprehur keqardhje të thellë që Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për arrestimin dhe ndjekjen penale të personave përgjegjës për sulmin e vitit 2023 në Banjskë, përfshirë Milan Radoiçiqin. Brukseli ka thënë gjithashtu se mbetet i shqetësuar nga raportimet për pjesëmarrjen e Radoiçiqit në një tubim parazgjedhor të partisë në pushtet në Serbi, SNS.

“Presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht përmes kanaleve të vendosura për ndihmë të ndërsjellë juridike. Kjo çështje është pezull prej kohësh dhe kërkon veprim të menjëhershëm nga ana e Serbisë”, ka përfunduar zëdhënësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.