Europa

BE-ja mban frymën për zgjedhjet në Greqi, Britani dhe Spanjë

Me parti të reja nga e majta, që kundërshtojnë masat shtrënguese ekonomike, si SYRIZA dhe Podemos, kundërshtare të ashpra të politikave të kërkuara nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, në krye të sondazheve në Greqi dhe Spanjë, shtuar këtu edhe euroskepticizmin e UKIP-it të Nigel Farage që ka përfaqësuesit e tij në parlamentin britanik, Evropa nën drejtimin e Jean-Claude Junckerit po mban frymën lidhur me zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në këto tre vende gjatë këtij viti.

kosova-kurth-i-pakaluesh-euml-m-i-serbis-euml-p-euml-r-n-euml-be_hdNdërkohë që presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi u kërkon qeverive të Bashkimit Evropian që të përfshihen më shumë në reformat për forcimin ekonomik, ende i dobët dhe i çrregullt, dhe njofton preparativë teknikë për të modifikuar masat që unioni duhet të marrë në rast nevoje, analistët paralajmërojnë mbi rreziqet që mund të derivojnë nga fitorja e forcave anti-BE dhe kjo për arsye të ndryshme.

Xhiroja mbi Malet Ruse (treni i famshëm i shpejtësisë te parku i lodrave për fëmijë – shën. përkth.), me pasoja të mundshme në tregjet financiare, fillon nesër me zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi, ku rikthimi në kutitë e votimit u bë i domosdoshëm pas dështimit të tre raundeve për zgjedhjen e presidentit të republikës.

Sondazhet e fundit për votimin e nesërm shohin në krye SYRIZA-n.

Partia e së majtës antiTrojkë (BE-FMN-BQE), e drejtuar nga Aleksis Cipras llogarit të marrë rreth 30 për qind të votave, thënë ndryshe tre apo pesë pikë përqindje më shumë sesa konservatorët e ”Demokracisë së re” të Antonis Samarasit.

”Luhet vazhdimësia e Greqisë në Evropë dhe në eurozonë”, thotë kryeministri në largim Samaras.

Ndërkohë, ekonomisti Lorenzo Bini Smaghi thekson se, ”nëse qeveria nuk vë në jetë masat për të cilat është impenjuar, përfshirë ristrukturimin e borxhit, rrjeti i shpëtimit i krijuar gjatë viteve të fundit në Evropë rrezikon të hidhet në erë duke e precipituar kontinentin tonë në një krizë të re të thellë”.

Bashkimi Evropian do të jetë sërish mbi Malet Ruse më 7 maj me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Britaninë e Madhe.

Edhe pse rezultati elektoral thuhet se është i paparashikueshëm, ashtu siç nënvizojnë pothuajse vëzhgues nga të gjitha anët, partia euroskeptike e Nigel Farage, që imigracionin dhe daljen nga unioni i kanë shndërruar në kuaj beteje, pretendon të marrë një numër të madhe deputetësh.

Një prani e tepërt e përfaqësuesve të UKIP-it në parlament mund të përshpejtojë apo mund të japë një sinjal lidhur me të ashtuquajturën “Brexit”, thënë ndryshe dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, hipotezë që kryeministri konservator David Cameron ka premtuar ta verifikojë me anë të një referendumi në vitin 2017, gjithmonë në rast rizgjedhjeje.

Në dhjetor, si për ta mbajtur gjatë frymën, do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Spanjë, ku sipas sondazheve kryesojnë ”të indinjuarit” e Podemos, të drejtuar nga Pablo Iglesias, parti që po afirmohet si alternativa kryesore e qeverisë konsevatore të Mariano Rajoyt, dhe që është forcuar së tepërmi pas disa rasteve të bujshme korrupsioni, që kanë përfshirë, si edhe në të kaluarën socialistët, shumë eksponentë të Partisë Popullore.

Ashtu si SYRIZA, edhe Podemos bën pjesë në të Majtën Evropiane në Parlamentin Evropian dhe i kundërvihet urdhërit liberal që përbën thelbin e Bashkimit Evropian, ashtu siç e kemi njohur deri më sot.

Partia e Iglesiasit, që në mënyrë ideale formon një aks me atë të Ciprasit (kohë më parë kanë shkëmbyer edhe urime për fitore), favorizon shtetëzimin e sektorëve strategjikë të ekonomisë dhe kundërshton liberalizimin e tregut të punës së kryer në Spanjë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button