Kosova
BE kërkon zbatimin e plotë të marrëveshjes Prishtinë-Beograd
Shefja e ekipit serb për zhvillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, Tanja Mishçeviq ka thënë se Serbia është e gatshme që t’i nisë negociatat me BE-në me hapjen e kapitullit 32 për kontrollin e financave publike, por se qëndrimi i Brukselit është se në këtë çast përparësi ka kapitulli 35, i cili ka të bëjë me Kosovën, njoftoi agjencia Tanjug.
“Kapitulli 35 kërkon zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe kjo nuk është ndonjë sekret”, ka thënë Mishçeviq, transmetojnë mediat.
Ajo ka shtuar se vazhdimi i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është caktuar për më 9 janar dhe ka porositur se “na pret një vit interesant 2015”.