Bota

BE: Ministrat e Mbrojtjes bëjnë thirrje për trupë mbrojtëse europiane “trupa e shpejtë e ndërhyrjes”

Pas terheqjes kautike nga Afganistani në BE dëgjohet sërish thirrja për forcimin e aftësive ushtarake. Në takimin në Brdo, Slloveni, ministrat e BE kërkuan më shumë “hard power”, po jetësimi mbetet i vështirë.

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell e quajti përvojën e Afganistanit një “katalizator”, një nga ato ngjarje historike, që ndryshojnë politikën dhe mund të sjellin më shpejt kthesën në çështjen e mbrojtjes europiane. “Kur, nëse jo tani”, pyet Borrell.

Fund i hidhur, dështim i rëndë

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer bëri fjalë për një “fund të hidhur, një dështim të rëndë” në Afganistan. Mbetet të shihet, nëse perëndimi me këtë do të dëmtohet rëndë në plan afatgjatë. Ajo shpreh keqardhjen, që europianët “nuk janë në atë pikë ku duhet” me aftësitë e tyre mbrojtëse. Por nga kjo varet besueshmëria e Europës në të ardhmen, sepse deri më tani Europa ka qenë e varuar nga SHBA, siç u pa edhe në Kabul, u shpreh ajo.

Ministrat e Mbrojtjes së BE diskutuan në Brdo, Slloveni, nëse mund të ecet më shpejt përpara me planin për trupën e shpejtë europiane të ndërhyrjes pas zhvillimeve në Afganistan, një plan. 5000 vetë do duhet që të reagojnë në të ardhmen më shpejt ndaj krizave, në situata si në aeroportin e Kabulit, ku evakuimi i të huajve dhe ndihmësve afganë duhej të sigurohej ushtarakisht. Avionët e europianëve u ndalën në momentin që SHBA i tërhoqi ushtarët e saj. Por megjithë zhgënjimin e qartë të ministres gjermane të Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer dhe mjaft kolegëve të saj, në fund të takimit u ra dakord vetëm për zbatimin në disa faza të këtij plani, që francezët e kanë sjellë në tryezë që në maj.

Plan në letër

Deri në vjeshtë Gjermania do të përgatisë një dokument për zbatimin kokret të këtij plani. “Në debatin e sotëm për Afganistanin bëra edhe njëherë të qartë, se ne nuk dinim me çfarë t’i përgjigjeshim tërheqjes së amerikanëve, sepse nuk ishim në gjendje vetë të qëndronim në Afganistan, duke pasur parasysh këtu forcat”, tha Annegret Kramp-Karrenbauer.

Ky debat duhet të zhvillohet tani konkretisht, kush sjell cilat aftësi ushtarake, cila ushtri është e gatshme për të kontribuar në projektin e përbashkët europian. Sipas ministres gjermane, aftësitë e nevojshme ushtarake ekzistojnë, por duhet më të fund të bashkohen, për të krijuar në BE “aftësinë vepruese në politikën e sigurisë”, kaq urgjente. Gjermania do të përdorë për këtë nenin 44 të marrëveshjeve të BE, që ua lejon vendeve anëtare ose një grupi prej tyre që të ngarkohen me një mision të caktuar. Ideja është që vendet me më pak interes, të mos e pengojnë një mision, në të cilin ato nuk do të kontribuojnë.

Se sa të ndryshme janë interesat në politikën e mbrojtjes mes vendeve veriore dhe judore të BE e tregoi shembulli i ministrit letonez të Mbrojtjes, Artis Pabrika. Ai tha, se nuk ka interes për Afganistanin, por kërkon në vend të kësaj ndihmë në kufirin me Bjellorusinë. Sipas të dhënave aktuale aty po mblidhen mijëra mgrantë, që lejohen nga regjimi i Lukashenkos të shkojnë në kufi për të bërë presion ndaj vendeve balltike. Në një kohë që vendet balltike i tremben agresionit rus, vendet jugore janë të shqetësuara për shkak të konflikteve të vazhdueshme në Lindjen e Afërt, si në Libi. Gjermania kërkon që këto interesa të ndryshme të tejkalohen pëmes rajonalizimit të trupës së ardhshme mbrojtëse europiane. Vendet veriore dhe jugore duhet të bashkohen më vete. Por pas daljes së britanikëve nga BE, nuk ka më fuqi ushtarake në union, vetëm Franca dhe me rezerva -Gjermania konsiderohen si fuqi ushtarake më të mëdha.

Plani është që projekti i “trupës së shpejtë të ndërhyrjes” të miratohet në pranverë, kur Franca të ketë presidencën e radhës së BE. Mikpritësi slloven, vend që ka kryesinë e radhës në BE, ministri i Mbrojtjes, Matej Tonin kërkon më shumë, ai synon një mekanizëm për të vendosur me shumicë votash për misionet ushtarake. Të gjitha planet për “trupa të ndërhyrjes apo luftarake” janë në fund pa vlerë, nëse nuk ka mekanizma të shpejtë vendimorë, për t’i çuar në mision ushtarët, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button