🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $71,058 ▲ +0.15% ETH $2,096 ▲ +0.13% XRP $1.4044 ▲ +0.4% SOL $87.9300 ▼ -0.28%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Rajoni

BE Miraton paketën 1 miliard € mbështetje për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë

BE miraton paketën prej 1 miliard € në mbështetje të reformave dhe bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi

Komisioni Evropian ka miratuar paketën e tij për vitin 2015 të programeve të asistencës para anëtarësimit në mbështetje të reformave dhe bashkëpunimit rajonal në vendet që dëshirojnë t’i bashkohen BE-së, bëhet e ditur në një deklaratë për shtyp të faqen e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Komisioni Evropian ka miratuar paketën e tij për vitin 2015 të programeve të asistencës para anëtarësimit në mbështetje të reformave dhe bashkëpunimit rajonal në vendet që dëshirojnë t’i bashkohen BE-së, që arrin përafërsisht në 1 miliard €.

“Kjo paketë shpreh angazhimin tonë të madh ndaj perspektivës së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Është një investim afatgjatë për stabilitetin, sigurinë dhe mirëqenien e vetë BE-së, si dhe do të mbështesë procesin e reformës politike dhe ekonomike të vendeve në udhën e tyre drejt anëtarësimit në BE”, tha Johannes Hahn, Komisioneri Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit.

Mbështetje për reformat

Financimet vijnë në kuadrin e Instrumentit të Asistencës para Anëtarësimit (IPA II), dhe do të jenë të disponueshme për Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi, Serbinë dhe Turqinë. Ato do të mbështesin reformat e mëtejshme demokratike dhe ekonomike, modernizimin e gjyqësorit dhe administratës publike, si dhe bashkëpunimin rajonal.

Investimet në Ndërlidhje

Presentation1-Paketa përfshin veçanërisht një program prej 155 milionë € në ndihmë të financimit të projekteve të mëdha rajonale të infrastrukturës në sektorët e energjisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor: katër linja për energjinë, dy projekte rrugësh dhe dy projekte hekurudhore, të cilat do t’i afrojnë edhe më shumë ekonomitë dhe shoqëritë. Kontributi i BE-së pritet të sjellë hua nga institucione financiare partnere në një total prej 540 milionë €.

Përmirësimi i ndërlidhjes brenda Ballkanit Perëndimor, si dhe mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, është një faktor kyç për zhvillimin ekonomik të rajonit. Komision e ka bërë agjendën e ndërlidhjes një ndër përparësitë kryesore në këtë rajon, me mbështetjen e plotë të qeverive të Ballkanit Perëndimor. Theks i veçantë i jepet përgatitjes dhe financimit të projekteve konkrete rajonale të investimeve në infrastrukturë, por edhe zbatimit të standardeve teknike dhe masave të buta (për shembull, thjeshtimi i procedurave të kalimit të kufirit apo shërbimeve të ndara, si dhe qasjen e palëve të treta në rrjete).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.