Kosova
BE reagon pas deklaratë së Vucic: Të veprohet sipas mënyrës europiane!
December 2, 2022
0 1 minute read
Reagimi i zemëruar i Vucicit ndaj emërimit të ministrit të ri për komunitete në qeverinë e Kosovës Nenad Rashiç, një politikan i moderuar në vend të ish ministrit Goran Rakiç nga radhët e Listës Serbe, nuk e la indiferent Bashkimin Europian. Edhe pse BE-ja i bëri thirrje si Kosovës, ashtu edhe Serbisë të veprojnë në mënyrë europiane dhe të shmangin veprimet e retorikën që mund të nxisë tensione, tërheqja e veshit duket se më shumë kishte të bënte me Beogradin. Vuçiç reagoi me gjuhë mjaft të ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe ministrit Rashiç, ndërsa fshikulloi edhe atë që e quajti “reagim shumë të butë të BE-së”. Presidenti serb madje paralajmëroi se nuk do të marrë pjesë në takimin e bllokut me Ballkanin Perëndimor më 6 dhjetor në Tiranë. Zëdhënësi i bllokut, Peter Stano u shpreh se Brukseli pret që Serbia dhe Kosova të veprojnë në mënyrë europiane.