BE: Shmangni hyrjen në ujërat territoriale të Jemenit
Agjencia e Sigurisë Detare të Bashkimit Evropian (EMSA) paralajmëroi sot anijet të shmangin hyrjen në ujërat territoriale të Jemenit, pasi Houthët – e mbështetur nga Irani – mund të rifillojnë sulmet ndaj anijeve tregtare, veçanërisht në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, sipas BBC.
Thirrja e agjencisë së BE-së vjen pasi grupi rebel Houthi sulmoi me raketa dje Izraelin dhe u zotua të kryejë më shumë sulme.
Houthët – të cilët kanë ndikim në Jemenin veriperëndimor, deri më tani nuk e kanë përdorur armën e tyre më të fuqishme – aftësinë e tyre për të ndërprerë trafikun përmes Bab al-Mandeb, pikës së mbylljes detare që lidh Detin e Kuq me rrugët globale tregtare.
Operacion ushtarak i BE-së, “EUNAVFOR ASPIDES” tha se anijet tregtare të lidhura me SHBA-në ose Izraelin duhet të shmangin ujërat e Jemenit derisa kërcënimi të bëhej më pak urgjent.
Raporti, e vlerëson nivelin e kërcënimit si “të lartë” për anijet e lidhura me interesat izraelite.
Ekziston një nivel kërcënimi “mesatar” për anijet “që nuk janë të lidhura me Izraelin ose Shtetet e Bashkuara të Amerikës. //a.i/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.