🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.81 ▼0.93%
ARI 4,029 ▼0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,961 ▲ +0.55% ETH $2,318 ▲ +0.86% XRP $1.3001 ▲ +1.44% SOL $100.3400 ▼ -0.11%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.81 ▼0.93 % ARI 4,029 ▼0.25 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.81 ▼0.93 % ARI 4,029 ▼0.25 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

Tensione në Jerusalem, policia izraelite pengon Patriarkun Latin të hyjë në Varrin e Shenjtë, reagon ashpër Italia

Policia izraelite ka bllokuar hyrjen e autoriteteve më të larta katolike në Kishën e Varrit të Shenjtë në Jerusalem, një nga ngjarjet më të rëndësishme për botën e krishterë, duke shkaktuar reagime të forta diplomatike nga Italia dhe Franca.

Mëngjesin e kësaj të diele, Patriarku Latin i Jerusalemit, Kardinali Pierbattista Pizzaballa, dhe Kujdestari i Tokës së Shenjtë, Imzot Francesco Ielpo, u penguan të kremtonin Meshën e së Dielës së Palmave. Sipas Patriarkanës së Jerusalemit, dy zyrtarët e lartë fetarë po udhëtonin privatisht, pa u shoqëruar nga procesione, kur u detyruan nga forcat e sigurisë të ktheheshin pas.

Arsyetimi i Izraelit dhe qëndrimi i Patriarkanës

Autoritetet izraelite e kanë justifikuar vendimin e tyre me “arsye sigurie”. Që pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme në fund të shkurtit, Izraeli ka kufizuar tubimet publike në maksimum 50 persona në të gjitha vendet e kultit, përfshirë sinagogat, kishat dhe xhamitë. Për shkak të këtyre masave, Patriarkana Latine kishte anuluar paraprakisht procesionin tradicional masiv nga Mali i Ullinjve. Megjithatë, ndalimi i dy drejtuesve fetarë që po lëviznin privatisht mbetet i paqartë.

Patriarkana e cilësoi incidentin si një “masë qartësisht të paarsyeshme dhe joproporcionale”. Në deklaratën zyrtare, institucioni fetar theksoi se ky veprim “vendos një precedent serioz”, duke e quajtur atë një “shkelje ekstreme të parimeve themelore të arsyeshmërisë, lirisë së adhurimit dhe respektit për status quo-në”.

Reagimi i Romës zyrtare, thërritet ambasadori izraelit

Bllokimi i Kardinalit Pizzaballa, i cili është me origjinë italiane, ka sjellë një reagim të menjëhershëm dhe të ashpër nga qeveria e Romës. Kryeministrja Giorgia Meloni shprehu afërsinë e saj me zyrtarët fetarë, duke e cilësuar ngjarjen si “një ofendim jo vetëm për besimtarët, por për çdo komunitet që njeh lirinë fetare”. Ajo theksoi domosdoshmërinë e ruajtjes së Varrit të Shenjtë si një vend qendror për Krishterimin.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, i cili e quajti ngjarjen të papranueshme dhe konfirmoi thirrjen e ambasadorit izraelit në Romë për të dhënë sqarime zyrtare mbi incidentin. Nga ana e tij, Ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto, e konsideroi aktin si “serioz, thellësisht shqetësues dhe të paprecedentë”, duke shtuar se minon parimin themelor të lirisë fetare.

Gjithashtu, vendimi i Izraelit është dënuar zyrtarisht edhe nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Thirrja e Papës për paqe

Në sfondin e këtyre tensioneve, Papa Françesku u lut për komunitetet e krishtera në Lindjen e Mesme gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot (Angelus). Pa iu referuar drejtpërdrejt incidentit me Kardinalin Pizzaballa, Ati i Shenjtë shprehu solidaritet me ata që, për shkak të luftës, nuk munden t’i përjetojnë lirisht ritet e Pashkëve. Ai bëri thirrje që “të hapen shtigje konkrete pajtimi dhe paqeje” për popujt e prekur nga konflikti.

/rtsh.al/

The post Tensione në Jerusalem, policia izraelite pengon Patriarkun Latin të hyjë në Varrin e Shenjtë, reagon ashpër Italia appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.