☁️
Tiranë 9°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,387 ▼1.39%
DOW 45,296 ▼1.44%
NASDAQ 20,990 ▼1.95%
NAFTA 98.44 ▲4.19%
ARI 4,526 ▲2.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $65,741 ▼ -4% ETH $1,980 ▼ -3.53% XRP $1.3247 ▼ -2.18% SOL $82.3400 ▼ -4.96%
S&P 500 6,387 ▼1.39 % DOW 45,296 ▼1.44 % NASDAQ 20,990 ▼1.95 % NAFTA 98.44 ▲4.19 % ARI 4,526 ▲2.65 % S&P 500 6,387 ▼1.39 % DOW 45,296 ▼1.44 % NASDAQ 20,990 ▼1.95 % NAFTA 98.44 ▲4.19 % ARI 4,526 ▲2.65 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Politika

Bedrisha: “Do merrem veç me Edi Ramën”,

“SPAK kërkon të përligjë një akt antiligjor, antikushtetues që ka nisur ndaj Sali Berishës, një muaj më parë.” Ky është qëndrimi që ka mbajtur lideri i “Rithemelimit”, në studion e A2 CNN mbrëmjen e së martës, pasi Prokuroria e Posaçme i kërkoi ditën e sotme Parlamentit aprovim për arrestimin e tij.

“Është duplikim i krimit të tyre kushtetues. Në vend që të pranonte që ka shkelur Kushtetutën. (SPAK), Tani i thotë Parlamentit, më përligj aktin tim ashtikushtetues,” deklaroi Berisha në bisedën me Bruna Çifligun.

I pyetur nëse janë ndërkombëtarët ata që po e “godasin” apo kundërshtari i tij politik, ish-kryeministri citoi një deklaratë të bërë më herët nga “Edi Rama, se reforma në drejtësi është bërë nga ai dhe jo nga anglo-amerikanët.”

“Ai u zotua në një fjalim mbi 35 minuta, që nuk ka të bëjmë me anglo-amerikanët, por është vepër e PS. Unë s’kam pse të merrem me njeri tjetër, veçse me Edi Ramën. Me këtë opozitë që po i bëjmë, e sheh se i ka ditët e shkurtra”, tha Berisha.

Sipas Berishës, SPAK mund të ketë mbështetjen e SHBA-së, por siç u shpreh ai, asnjë institucion në shkelje të ligjit, nuk mund të mbështetet.

Por si do ta votojnë deputetët e opozitës kërkesën e Prokurorisë për “zhveshjen” e tij nga mandati i deputetit?

Sali Berisha, bëri të ditur se deputetët e tij do të vijojnë mosbindjen civile, pra nuk do të marrin pjesë në votim. Ndërsa, sa i përket deputetëve të Lulzim Bashës, ai la të nënkuptohej se për votën e tyre “nuk ka asnjë lloj interesi.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.